Mbërrin eksperti amerikan, si do të ekspertohet makina e Trebickës
Dje ka mbërritur në Tiranë eksperti Kevin Teeter, inxhinier automjetesh. Pas kontrollit të automjetit, të gjitha detajet do të rindërtohen në kompjuter
Habjon Hasani
Qeveria amerikane është seriozisht e interesuar për zbardhjen e aksidentit të Kosta Trebickës. Për rrjedhojë, dje është konkretizuar ardhja e një prej ekspertëve më të mirë amerikanë, i thirrur për llogari të Ambasadës, inxhinierit të automjeteve, Kevin Teeter. Eksperti amerikan Teeter është një mjeshtër dhe njohës ekspert i mekanikës së automjeteve, por dhe i vetive dhe i dinamikës së pozicionimit dhe vetive të automjeteve gjatë aksidenteve (rastësore apo të stisura). Eksperti amerikan duket se nuk është pjesë e stafit të FBI-së, por është pajtuar në cilësinë e inxhinierit specialist, që do të dalë me konkluzionin shkencor lidhur me gjendjen e makinës dhe raportin e saj me vendngjarjen në tërësi. Duket se Teeter i përket një korporate private shumë cilësore dhe të njohur në Shtetet e Bashkuara, e cila është e përqendruar në riparimet dhe ekspertimet e automjeteve. Ekspertë hetues e kanë cilësuar ekspertimin e mjetit si një moment tejet të rëndësishëm dhe të padiskutueshëm për të zbardhur rrethanat dhe për t’u dhënë përgjigje disa pikëpyetjeve serioze që ngrihen nga skena e vendit të ngjarjes. Eksperti amerikan duket se do të kryejë ekspertimin metalurgjik dhe kimik të “Nisan Patrol”-it që ngiste Trebicka.
Ekspertiza
Nëse kufoma e Trebickës iu nënshtrua disa lloj analizave mjeko-ligjore, ekspertimi i fuoristradës së tij kërkon një punë gjigante dhe tejet të avancuar. Të dhëna e mbledhura nga eksperti do të rigrupohen me karakteristikat e vendit të ngjarjes. Praktika amerikane parashikon që gjithë gama e të dhënave hidhet në kompjuterë me programe speciale, të cilët ndërtojnë autonomisht variantet e mundshme të dinamikës së ngjarjes. Por ajo çka është më e rëndësishme të zbulohet lidhet me dyshimin nëse distanca dhe gjendja e makinës nga trupi mund të ishin shkak i një aksidenti normal, apo i një skene të stisur. Dyshimet e mëdha për një ndjekje të mundshme nga një tjetër automjet pritet të marrin përgjigje pas ekspertimit të specialistit amerikan.
Kërkesa
Dërgimi i Kevin Teeter nga SHBA-të u bë pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Ambasadës Amerikane për vënien në dispozicion të një eksperti të posaçëm për të dhënë kontributin në ekzaminimin e ngjarjes së vdekjes të shtetasit Kosta Trebicka. Teeter është ekspert i Policisë së shtetit të Virxhinias, i specializuar në fushën e ngjarjeve të kësaj natyre. Eksperti, në bashkëpunim me specialistët shqiptarë, do të realizojë ekspertizën teknike të makinës së biznesmenit Kosta Trebicka, i cili u gjet i pajetë të premten e kaluar në një fshat të rrethit të Korçës.
Deri tani për shumë ekspertë kriminalistikë dëmtimi i njëanshëm i makinës dhe distanca shumë e madhe me kufomën kanë lënë shumë hije dyshimi. Sipas një numri të konsiderueshëm ekspertësh, skena e krimit ngre dyshime serioze lidhur me shkaqet që e shkaktuan, ndërsa ekspertimi i mjetit do të japë të dhëna shkencore ekzakte lidhur me dinamikën dhe trajektoren e ngjarjes, që çuan në skenën e krimit. Ekspertët janë të mendimit se mjeti është një tregues i rëndësishëm për sa kohë që (në rast vrasjeje) manipulimi i tij është disa herë më i vështirë sesa manipulimi i viktimës.
Makina e Trebickës do të hyjë në ekzaminim metalurgjik
Nga kërkimet në faqe zyrtare të autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara del se një prej operacioneve më të vështira është pikërisht ai që quhet ekzaminimi metalurgjik. Sikurse rezulton vetë nga emri, kërkimi bëhet në bazë të një detajimi të hollësishëm të materialit metalik, që është pjesë e skenës së krimit, ndërsa literatura dhe metodat e këtij ekzaminimi kërkojnë specialistë të sprovuar dhe me shumë eksperiencë, pasi ky lloj ekzaminimi kërkon një përgatitje ekstra. ”Në Shtetet e Bashkuara ekziston një numër shumë i vogël i laboratorëve metalurgjikë e për pasojë ato janë të mbingarkuara me kërkesat e shumta që vijnë nga i gjithë vendi. Çështjet që kërkojnë këtë lloj ekzaminimi vijnë me shumicë në zyrat dhe laboratorët e specializuar të FBI-së dhe krijojnë një fluks shumë të madh në punën hetimore”, - shkruhet në faqen zyrtare të FBI-së lidhur me ekspertimet metalurgjike. Specialistët e ekspertimit metalurgjik punojnë në të njëjtin ekip me ata të ekspertimit kimik, me ekzaminuesit shkencorë dhe me ekipin e specialistëve të planimetrisë. Vetë mënyra e grupimit lë të kuptohet se hetimi i aksidenteve të stimuluara automobilistike është shumë i vështirë për t’u kryer për shkak të kompleksitetit dhe vështirësisë së madhe që ekziston në ”rrëzimin” e qindra pistave që imponojnë rrethanat dhe vërtetimin e një piste të vetme në mënyrë të koordinuar.
FBI: Skena e krimit rindërtohet në kompjuter
Këqyrja e automjetit të implikuar në aksident, mbi të gjitha, rezulton të jetë një ”punë laboratorike”. Manualet kërkojnë fillimisht një ekspertim të hollësishëm të të gjitha llojeve të materialeve biologjike që ndodhen apo kanë lënë gjurmë në automjet. Këtu përfshihen që nga njollat e gjakut deri te lloji i dheut që është konstatuar në momentin e impaktit. Një kërkim shumë i rëndësishëm ka lidhje me gjurmët metalike që mund të gjenden në automjet, të cilat mund të kenë lidhje me automjetin (e dytë) që ka shkaktuar dhe provokuar aksidentin. Lloji i ”plagëve” që konstatohen në mjetin e aksidentuar është një tjetër tregues i rëndësishëm që jep të dhëna matematikore dhe të padiskutueshme lidhur me itinerarin, shpejtësinë dhe rrethanat e imtësishme të raportit që ka pasur drejtuesi me mjetin e tij në momentin e aksidentimit. Këqyrja e të gjitha këtyre të dhënave, së bashku me kontrollin e detajuar të gjendjes së automjetit, hap dritën jeshile për kalimin në fazën e dytë. Kjo fazë nuk është gjë tjetër veçse hedhja në kompjuter e të dhënave metalurgjike, ndërsa këto të dhëna u bashkëngjiten të gjithave ekspertimeve të tjera (kimike, tipografike, ADN-së etj.), ndërsa në mënyrë automatike kompjuteri skualifikon një e nga një disa opsione që deri në atë moment rezultonin të mundshme për mënyrën e aksidentimit.
19 Shtator 2008