E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja UCK Baraybar Ju rrefej udhetimin me Lulzim Bashen ne Veri

Reagimi i antropologut peruan Jos Pablo Baraybar pas deklarimeve te Bashes dje qe nuk ka qene perkthyes i zoterise gjate hetimeve per krimet e luftes se Kosoves. Baraybar Ndihem i zhgenjyer nga reagimi i z.Basha

Hyme ne veriun shqiptar me nje Land Rover me targa britanike. U prezantuam si punonjes firme rrugesh dhe folem me banoret...Z.Basha ishte perkthyesi yne.. Ai e di per cfare behet fjale keto gjera nuk zgjidhen me parulla nacionaliste

Basha ka qene perkthyesi yne ne ate udhetim. Kete tha dje i pyetur nga Shekulli antropologu peruan Jos Pablo Baraybar pas deklaratave te z.Basha qe nuk ka qene asnjehere perkthyes i zoterise ne fjale dhe se e njihte vetem se largu pasi mban mend qe ai ishte nje person qe ishte marre ne pune per te ndihmuar ne procesin e identifikimit dhe ekzaminimit te eshtrave.
Por z.Baraybar kembengul se e njeh mire Bashen
...Lulzim Basha ka qene me mua ne nje vizite qe beme ne Kukes dhe rrethina per te pare bazen e UCK-se ne Kukes dhe nje indikacion se ne fshatin Bicaj mund te kishte pasur njerez te varrosur. Ishim me nje Land Rover me targa britanike dhe kam idene qe duhet te kete qene pranvera e 2003-it. Pas Kokesit u nisem per ne Bicaj dhe folem me disa fshatare. Basha ka qene perkthyesi im ne ate udhetim -tha dje ne mbremje per Shekullin z.Baraybar.

Me tej ai shprehet U prezantuam si punonjes firme rrugesh dhe folem me fshataret qe na u pergjigjen per gjera te Luftes se Dyte Boterore apo dicka e tille dhe se nese vjen serbi ne Shqiperi prape e perzeme. Basha tha se mbase duhet te largoheshim pasi fshataret do mendonin se ne nuk ishim firme rrugesh.
Sipas antropologut me pervoje reagime si ai i z.Basha - nuk ndihmojne.
Ajo qe mund te them eshte qe zhgenjehem nga reagimi i Bashes kur thote qe keto gjera jane shpifje. Ai ka qene ne dijeni te hamendesimeve / akuzave per sjellje te serbeve dhe shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi pas lufte per shkak te punes se tij ne Ministrine e Drejtesise. Kjo nuk do te thote se keto hamendesime / akuza ishin te verteta por as se ishin genjeshtra. Vetem nje investigim i plote mund te jape vulen perfundimtare ne to. Prandaj ai nuk duhet te thote menjehere se keto jane gjera qe nuk kane ndodhur dhe absurditete dhe te perdore parulla nacionaliste sepse ai e dinte se per cfare behej fjale - perfundon z. Baraybar



DJE N SHKODR

Lulzim Basha Nuk kam qene asnjehere perkthyes i Baraybar

Anila Dushi

I pyetur dje ne Shkoder rreth publikimit te asaj qe citohet prej nje hetuesi nderkombetar se Basha ka qene perkthyes hartues dhe posedues i dosjes me krimet e luftes ne Kosove Lulzim Basha u pergjigj
Nuk kam qene asnjehere perkthyes i zoterise ne fjale. Me 2004 nuk kam punuar per Tribunalin por kam qene ne UMNIK pergjegjes per krijimin e Ministrise se Drejtesise se Kosoves dhe transferimit te kompetencave te UMNIK-ut kesaj ministrie. Mbaj mend qe zoteria ne fjale eshte marre ne pune per te ndihmuar ne procesin e identifikimit dhe ekzaminimit te eshtrave te personave te zhdukur gjate luftes ne Kosove ku fatkeqesisht ka akoma dhe 1800 te tille qe rezultojne te zhdukur dhe ketyre qytetareve shqiptare akoma nuk u dihet fati dhe nuk jane gjendur trupat.

Keni punuar ne UNMIK ne kohen qe u themelua qeveria e Kosoves. Sot cili eshte komenti juaj rreth ketyre deklaratave

Komenti im sot eshte i njejti qe kam bere edhe kur kam qene minister i jashtem edhe kur iu publikuan ne liber pretendimet e zonjes Del Ponte te ashtuquajturat akuza per trafik organesh. Behet fjale per pretendime te cilat asnjehere nuk u vertetuan nga asnje fakt dhe nga asnje prove. Behet fjale per pretendime te pabazuara.
Raporti i Dik Martit eshte nje riciklim i ketyre pretendimeve te pabazuara nga asnje prove. Histori shpifjesh ne tentative per te perlyer lidershipin kosovar kryeministrin Hashim Thaci dhe komenti im ketu eshte se nuk behet fjale vetem per te perlyer nje person qofte ky edhe kryeministri i Kosoves por per nje plan diapolik per te barazuar viktimen me xhelatin si dhe per te demtuar imazhin dhe perpjekjet e shtetit te ri te Kosoves ne rrugen e ketij shteti drejt aspiratave te qytetareve te tij per integrim te plote ne BE.

Jeni akuzuar se ne vitin 2004 ju vete keni vizituar nje shtepi te verdhe. Cili do te ishte komenti juaj per kete akuze

shte nje genjeshter e trashe. Une asnjehere ne jeten time nuk kam qene. Dhe aq me pak te kem perkthyer per zoterine ne fjale. Ne vitin 2004 une nuk kam punuar per Tribunalin por kam qene ne UMNIK pergjegjes per krijimin e Ministrise se Drejtesise ne Kosove dhe transferimin e kompetencave te UMNIK kesaj ministrie. Mbaj mend se zoteria eshte marre ne pune per te ndihmuar ne procesin e identifikimit dhe ne ekzaminimin e eshtrave te personave te zhdukur gjate luftes ne Kosove dhe fatkeqesisht ne kete kontekst figurojne me shume se 1800 qytetare te cileve nuk iu dihet fati.
Ne 2004 pergjegjesia ime ka qene te pergatisja tranzicionin nga UMNIK drejt nje ministrie kosovare te drejtesise dhe zoteria ne fjale ka pasur nje detyre krejt tjeter. Kjo eshte heqje vemendje nga nje ceshtje kaq e rendesishme sic nuk ka asnje e dhene per fatin e 1800 viktima me gjasa ne territorin serb dhe zhvendosja ne akuza false dhe te pambeshtetura nga asnje fakt dhe prove e vetme.



Keto akuza vijne ne momentin qe sapo kane perfunduar zgjedhjet ne Kosove. Del Ponte e Dik Marti a duhet te mbajne pergjegjesi sepse njollosin nje komb te tere

Absolutisht keto akuza demtojne kredibilitetin e organeve perkatese edhe kredibilitetin e KiE-se i cili nuk duhet te lejoje botimin e raporteve absurde te pabazuar mbi fakte dhe prova dhe te heshte mbi fatin e 1800 te zhdukurve akoma nje ceshtje e pazbardhur ne zemer te Europes.



INTERVISTA N LE TEMPS
Baraybar Perkthyesi im Basha di gjithcka ai kishte dosjen

Me poshte eshte pjesa e intervistes dhene dje ne Le Temps te Zvicres nga eksperti i OKB-se Jos Pablo Baraybar. Baraybar eshte nje antropolog ligjor me origjine peruane qe njezet vitet e fundit ka punuar si ekspert i OKB-se mbi shumicen e skenave te krimeve te luftes dhe genocidit te planetit Haiti Ruanda Bosnje Kroaci dhe ne Kosove

Le Temps E cfare bete ju
Jos Pablo Baraybar Problemi i madh eshte se UNMIK nuk kishte juridiksion mbi Shqiperine. E pamundur te beje nje kerkese zyrtare. Prandaj per te tentuar te verifikoja disa informacione te dosjes une kalova kufirin si turist ne nje makine banale te zakonshme. Perkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte per Gjykaten Penale Nderkombetare per ish- Jugosllavine TPIY. Me pas ai u be Minister i Puneve Publike ne Shqiperi dhe e kam degjuar vitin e kaluar te thote se gjithe kjo histori e organeve ishte brockulla. Nderkohe qe une e di qe ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen.

Reagimi i Prokurorise se Shqiperise ne 2008

Prokuroria e Shqiperise mori se fundi ne shqyrtim informacionin e publikuar nga ish-kryeprokurorja e Gjykates Nderkombetare te Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi Carla del Ponte ne librin e saj La Caccia. Io e i criminali di guerra Gjuetia. Une dhe kriminelet e luftes ne lidhje me ngjarjet qe pretendohet te kene ndodhur ne vitin 2004 ne zonen e Burrelit. Te iniciuara prej nje grupi hetuesish te ardhur nga Gjykata Nderkombetare e Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi ne shkurt te vitit 2004 ne lidhje me keto pretendime jane bere verifikime ne vend. Ne zbatim te kerkeses se kesaj Gjykate eshte zhvilluar nje proces inspektimi dhe verifikimi i perbashket i hetuesve te ardhur nga Haga dhe prokuroreve te rrethit te Matit ne disa ambiente ne zonen e Burrelit.
Ne perfundim te ketij procesi hetuesit e Hages se bashku me prokuroret e Matit arriten ne konkluzionin se te dhenat qe posedonin hetuesit e Hages per ate qe pretendohej se kishte ndodhur ne Burrel nuk rezultuan te verteta. Duke krahasuar te dhenat e asaj kohe me ato cfare shkruan Carla del Ponte sot ne librin e saj konstatojme se kemi te bejme me te njejtat elemente qe pretendoheshin ne vitin 2004 dhe Prokurorise Shqiptare nuk i rezulton asnje e dhene e re per te cilat do te ishte e nevojshme te kryhej nje proces i ri verifikimi apo investigimi. Megjithate ne rast se Gjykata Nderkombetare e Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi mendon se duhet te vazhdoje investigimet ne kete drejtim Prokuroria Shqiptare eshte e gatshme per bashkepunim me kete Gjykate ose duke asistuar ne rast se hetuesit e saj vijne vete per hetime ne Shqiperi ose duke mirepritur te dhena shtese qe do ti jepnin shkak Prokurorise Shqiptare per te filluar hetime ne kete ceshtje ne baze te legjislacionit ne fuqi.



Lulzim Basha minister i Republikes se Shqiperise ka qene perkthyesi i te vetmit hetues te huaj qe ka arritur te hyje pa mandat ligjor ne shtepine e perfolur keto dite ne raportin qe ka shokuar Europen ku flitet per implikim te kryeministrit Thaci mes te tjerash ne trafik organesh. Jos Pablo Baraybar antropolog ligjor me origjine peruane njezet vitet e fundit ka punuar si ekspert i OKB-se mbi shumicen e skenave te krimeve te luftes dhe genocidit te planetit Haiti Ruanda Bosnje Kroaci dhe ne Kosove. Ne kete interviste dhene dje per gazeten Le Temps Baraybar shpjegon perpjekjen e tij per te hyre ne te ashtuquajturen shtepi e verdhe tashme e lyer me te bardhe ne veriun e Shqiperise. Ai ka hyre ne Shqiperi bashke me perkthyesin e tij pa mandat kontrolli njehere si turiste por na kuptuan sic shprehet peruani dhe me pas si inxhiniere rrugesh. Perkthyesi eshte... Lulzim Basha aktualisht minister i brendshem i Shqiperise. E kam degjuar vitin e kaluar te thote se gjithe kjo histori e organeve ishte brockulla. Nderkohe qe une e di qe ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen - thote antropologu i njohur. Dhe jo vetem kaq. Perkthyesi ka qene aq i zellshem sa ka spiunuar edhe cfare tha prokurori qe shoqeroi Baraybar dhe Bashen ne viziten e dyte u mesonte banoreve te deklaronin.. Me poshte intervista e plote e Jos Pablo Baraybar dhene per Le Temps



Le Temps Z.Baraybar kur dhe si kane mberritur informacionet e para
Jos Pablo Baraybar Kisha tashme informacione ne dosjet qe kam gjetur kur arrita ne Kosove ne qershor te 2002-t. Por dy muaj me vone ne kemi marre nga nje burim nje dosje shume precise mbi shtepine e verdhe

Le Temps Kush jua dergoi juve
Jos Pablo Baraybar Nuk mund ti pergjigjem kesaj pyetjeje. Dosja permbante tete deshmi te personave qe nuk njiheshin mes tyre dhe kishin marre pjese ne transportimin e te burgosurve nepermjet kufirit me Shqiperine. Disa prej tyre i kishin shoqeruar viktimat deri tek shtepia e verdhe. Kishte madje fotografi te kesaj shtepie realizuar gjate shpetimit. Ajo ishte e verdhe por dy vjet me vone e kam gjetur te lyer ne te bardhe.

Le Temps E cfare bete ju
Jos Pablo Baraybar Problemi i madh eshte se UNMIK nuk kishte juridiksion mbi Shqiperine. E pamundur te beje nje kerkese zyrtare. Prandaj per te tentuar te verifikoja disa informacione te dosjes une kalova kufirin si turist ne nje makine banale te zakonshme. Perkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte per Gjykaten Penale Nderkombetare per ish- Jugosllavine TPIY. Me pas ai u be Minister i Puneve Publike ne Shqiperi dhe e kam degjuar vitin e kaluar te thote se gjithe kjo histori e organeve ishte brockulla. Nderkohe qe une e di qe ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen.

Le Temps A ishte i frytshem ky udhetim
Jo. Ne u prezantuam si inxhiniere te ngarkuar per te ndertuar nje rruge. Ne beme pyetje ne kampet e UK. Qellimi yne kryesor ishte varreza e Bicajt ne jug te Kukesit ku sipas dosjes gjendeshin trupa serbesh te Kosoves. Por na kuptuan dhe na u desh te iknim pa mundur te shkonim ne Bicaj.

Le Temps Me se fundi si mundet ju te kontrolloni Shtepine e Verdhe ne shkurt te 2004
Kjo ka qene shume e komplikuar. Na u desh te bindnim TPIY qe sishte e interesuar aspak per kete ceshtje. Por vetem ajo mund te merrte autorizimin per te punuar ne Shqiperi. Perfaqesuesi amerikan ne Prishtine gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Le Temps Dhe cfare gjetet ju
Puna ishte tmerresisht e veshtire. Kete here ne ishim te shoqeruar nga nje prokuror shqiptar qe nuk rreshtte se theni se po humbnim kohen kot se ishte shume vone se duhet te ktheheshim etj. Sipas perkthyesit tim prokurori ju thoshte banoreve te shtepise Familja Katuci se si duheshin ti pergjigjeshin pyetjeve tona. Gjetem ne nje kosh plerash pas shtepise qese me medikamente kryesisht qetesues muscular shiringa biles dhe nje instrument transfuzioni. E gjitha kjo ne mes te asgjese. Ishte e paimagjinueshme qe ata banore fshati te dinin te perdornin keto materiale. Prokurori shqiptar insistonte qe duhet te iknim. Ne patem akoma kohen te benim nje eksperiment me Luminol nje produkt qe evidenton gjurmet e gjakut. Ne pame qartesisht dy linja ne kendin e djathte ne dhomen kryesore sikurse ne te gjitha anet e nje tavoline. Kishte gjithashtu gjurme ne mure. Ne nuk provuam ta merrnim nje pjese nga kjo sepse nuk kishim mjetet dhe Luminoli nga ana tjeter neutralizon elementet e gjurmes.

Le Temps Dick Marty ju akuzon per mungese profesionalizmi ne kete kontroll....
Toni i raportit te tij ne kete episod eshte pak i forte dhe mund te interpretohet ne menyra te ndryshme. Do te deshiroja te kuptoja qe ai evokon kushtet shume te veshtira ne te cilat ne kemi punuar. Sepse e di qe une jam nje profesionist I mire dhe ne kemi bere nje pune shume profesionale duke patur parasysh kushtet.

Le Temps Sipas mendimit tuaj cfare ka ndodhur ne kete Shtepine e Verdhe. Dick Marty
sygjeron qe ishte nje vend tranziti torturash dhe testesh mjekesore por jo heqje organesh qe
duhet te kete ndodhur ne Fushe-Kruje prane aeropoprtit te Tiranes..
Eshte shume e veshtire ta thuash duke u nisur nga te dhenat qe mundem te mblidhnim. Do te duhej te mund te krahasonim Te njejtat te dhena nese ekzistonin edhe ne shtepi te tjera ne Shqiperi te zgjedhura rastesisht. Eshte normale te gjesh gjurme qe mund te ishin gjak deri mbi mure dhe qe familja thote se kjo eshte per shkak se nje grua ka lindur atje E pastaj thone ne vazhdim ishte sepse ata vrisnin kafshe gjate dimrit ne dhome Por sme mbush mendjen qe ky vend te kete qene nje klinike. Duke pare izolimin e tij nuk ishte vendi ideal per te nxjerre dhe per te hequr veshka. Por eshte e mundur qe aty i pergatisnin njerzit. Per sa i perket mureve te mbuluar me gjak ne kemi gjetur ne shume vende te tjera krimi ne Kosove.

Le Temps Dick Marty thote qe te dhenat tuaja jane shkaterruar nga TPIY. Eshte e vertete
I kam patur dhe une keto informacione dhe kjo nuk me habit. Ne 1999 police gjermane te derguar ne Kosove nga ana e TPIY mblodhen 400 kampione ADN-je dhe i derguan ne Gjermani. Ne 2002-shin i kam kerkuar keto ekzemplare per identifikime. Gjermanet thane sapo i shkaterruam TPIY na tha qe mund ta benin kete gje.

Le Temps Pas kontrollit te Shtepise se Verdhe cfare bete ju
Nuk kisha asgje per te bere. Gjithcka ishte ne duart e TPIY.

Le Temps E perse TPIY nuk beri asgje
Eshte e cuditshme qe ish-prokuroria Carla Del Ponte publikon nje liber ku flet per kete nderkohe qe ajo mundej te hapte nje hetim kur ajo ishte ne detyre para 2007-es dhe kur gjykata duhet te perfundonte hetimet e saj. Ne e beme punen tone. Ata do te thone qe nuk kishin juridiksion mbi Shqiperine. Por sikur kjo tju interesonte ata mund te ishin me aktiv. Ashtu sikurse ato mund te hetonin mbi 470 te zhdukurit pas mberritjes se KFOR-it.

Le Temps Si e shpjegoni qe e verteta do kaq shume kohe qe te dale
Nuk e dija sot e kesaj dite se cila ishte strategjia e gjykates mbi Kosoven. Ata hetuan shume pak dhe dy akuzat e vetme te tyre nuk dhane asgje. Duhet thene qe policia e OKB ishte nje fatkeqesi. Ti ishe nje agjent qarkullimi ne Zvicer apo ne Angli dhe ja per gjashte muaj ne Kosove ngarkoheshe per nje hetim mbi krimet e luftes... Nga do tja filloje cfare do te beje Ne menyre me te pergjithshme si mund te besh nje hetim mbi vendin qe te mirepret ku drejtuesit kontrollojne vendin ku ti punon A do te arrish dot te ekuilibrosh gjithcka ti ke kunder tyre Njehere isha ne Prishtine me nje perfaqesues special te OKB-se - nuk po jap emer - duke diskutuar per nje krim per te cilin UCK-ja ishte pergjegjese. Ai me tha shte Thaci aty te dera po pret ai ndoshta vjen te me flase per te njejten gje si ty. A mund te dalesh nga porta mbrapa Eshte real-politike e kuptoj por nje krim eshte nje krim.

Marre nga gazeta Le temps nje nga gazetat me te rendesishme te Zvicres.
Bashke me Tribune de Geneve ajo eshte nje nder dy gazetat kryesore ne frengjisht.



Jos Pablo Baraybar antropolog ligjor me origjine peruane njezet vitet e fundit ka punuar si ekspert i OKB-se mbi shumicen e skenave te krimeve te luftes dhe genocidit te planetit Haiti Ruanda Bosnje Kroaci dhe sigurisht Kosove. Atje ai ka drejtuar nga 2002 ne 2007 OMPF-ne Byroja e Kerkimit te te Zhdukurve dhe e Mjekesise Ligjore. OMPF eshte krijuar nga Misioni i Kombeve te Bashkuara UNMIK. Ne 5 vjet nepermjet zhvarrimeve dhe identifikimeve sherbimet e tij kane cuar te pakten ne 2 000 listen e personave te humbur nga konflikti. Ne shumicen e rasteve ne bashkepunim me Komitetin Nderkombetar te Kryqit te Kuq CICR i kane kthyer trupat familjeve te tyre. Ne te njejten kohe Jos Pablo Baraybar ka qene gjithashtu nder te paret persona te informuar per trafikun e organeve qe denoncon raporti i Dick Marty dhe nje nga burimet e tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›