Hetimi i zgjedhjeve, Ligjet shqyrtojnë sot kërkesën e PS-së
Komisioni i Ligjeve pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Mazhoranca është shprehur më herët se kërkesa e PS-së ka një sërë problemesh lidhur me mënyrën e hartimit.
Partia Demokratike pranon t`i lërë shumicën opozitës, por duke tërhequr dy anëtarë dhe jo duke e parashikuar këtë në projektvendim.
PS propozoi që komisioni të ketë në shumicën nga maxhoranca, por kryetari i komisionit i drejtuar nga opozita të ketë të drejtën e tre votave, ndërkohë që propozimi i dytë është që të dyja palët të kenë përbërje të njëjtë 7 plus 7, ndërkohë që kryetari të ketë të drejtën e dy votave.