E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja e bandës së Durrësit në Gjykatën e Lartë

Dosja e bandës së Durrësit ka mbërritur në Gjykatën e Lartë, ku anëtarët e saj kërkojnë pafajësi tashmë. Në bazë të kërkesës drejtuar kësaj gjykate të gjithë pjesëtarët e bandës shprehen se gjykimi në Shkallën e Parë dhe Apelin e Krimeve të Rënda ka patur shkelje gjatë gjykimit, duke u privuar kësisoj nga një proces gjyqsor i drejtë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm drejtuesit kryesor të bandës së Durrësit Lul Berisha,Endrit Dokle, Indrit Taullaj dhe Plarent Dervishaj,ndërsa pjesa tjetër e bandës mori në total 245 vjet burg ndërmjet tyre edhe i penduari Adriatik Coli.

Në seancën e sotme ku pritej të fillonte shqyrtimi gjyqësor,nuk është formuar trupa gjyqësore prej 5 anëtarësh duke e shtyrë gjyqin për një datë tjetër.

Ndërkaq procesi gjyqësor ndaj Ilir Xhakjes në gjykatën e krimeve është shtyrë pasi avokati mbrojtës nuk kishte përgatitur mbrojtjen. Kurse në gjykatën e Tiranës pritej të fillonte gjyqi ndaj Artur Kulicit,i cili vrau Sonila Tafen në një nga lokalet më të njohura të jetës së natës në Tiranë.

Gjyqi ndaj tij zhvillohet në mungesë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje. Po në bankën e të akuzuarve në këtë proces janë edhe Endon Bajraktari dhe Gaciana Hado për akuzën e prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit si dhe moskallëzim krimi, pasi kanë ndihmuar autorin Kulici të largohet nga vendngjarja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›