Dosja e plotë, provat për të arrestuarit e 21 Janarit
Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për të tre të pandehurit e ri të çështjës së 21 Janarit. Ndrea Prendi, shoferit të tij Margarit Kume dhe Armando Kasaj, ndërkohë që gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Gazeta IDEA siguron vendimin e gjykatës dhe arsyetimin e saj lidhur me provat e paraqitura nga prokuroria. Provat që ka paraqitur prokuroria pranë gjykatës me kërkesën për vendosjen e masës së arrestit me burg për komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi.
***
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane me date 21.01.2011 ka regjistruar procedimin penal nr.285, te vitit 2011 qe ben fjale per ngjarjet e ndodhura ne kete date ne Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Tiranë, prane godinës së Kryeministrisë.
Ne kete procedim jane kryer veprimet hetimore, ku eshte provuar se:
Me datë 21.01.2011, në intervalin kohor midis orës 13.30 deri në orën 17.00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Tiranë, pikërisht, prane ndërtesës së Kryeministrisë, ishte njoftuar zhvillimi i një demonstrimi. Gjatë këtij grumbullimi masiv njërëzish, persona të ndryshëm kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të forcave që përgjigjen për ruajtjen dhe sigurinë publike, si dhe ndërtesës së Kryeministrisë. Pas pershkallëzimit të dhunës, thyerjes se rrethimit te forcave te policise se rëndit, në trotuar ngjitur me murin rrethues si dhe hapjes së portës së gardhit rrethues te godines se Kryeministrisë, nga efektivat që kishin marrë nën mbikqyrje këtë objekt është paralajmëruar me megafon dhe më pas janë përdorur armët e zjarrit.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, është provuar se kanë gjetur vdekjen shtetasit Ziver Veizaj, Hekuran Dede, si dhe Faik Myrto. Kurse shtetasi Aleks Nika ka vdekur pas disa ditësh si pasojë e goditjes me armë zjarri. Po ashtu, kanë pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuara me armë zjarri 6 shtetas. Gjithashtu rezultojnë të jenë dëmtuar me mjete të ndryshme edhe 36 punonjës policie, si dhe 25 pjesmarrës në demonstrim. Janë dëmtuar me mjete të forta mbrejtëse, duke patur demtime serioze, dhe një numër i madh i efektivave të Gardës së Republikës.
Më datën 21.01.2011 është bërë kqyrja e viktimave, ku gjatë kqyrjes janë gjetur në trupin e shtetasit Ziver Veizaj dhe Faik Myrto, respektivisht nga një predhë metalike e kalibrit 9 mm, të cilat janë marrë me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme. Gjithashtu janë kqyrur dhe marrë me cilësinë e provave materiale edhe rrobat e viktimave dhe tre të dëmtuarve me armë luftarake.
Janë bërë vendimet për ekspertimin mjeko-ligjor mbi ekzaminimin e kufomave, si dhe vendimet për kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjor për të dëmtuarit me qëllim përcaktimin e kategorisë së dëmtimit dhe mjetin që i ka shkaktuar.
Janë bërë edhe vendimet për kryerjen e ekspertimit kimiko-ligjor për rrobat e sekuestruara të viktimave dhe të dëmtuarve me armë zjarri, për të përcaktuar në to praninë e faktorëve plotësues të qitjes.
Po më datën 21.01.2011, ora 18.00 është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, brenda oborrit të ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe pikërisht nga pjesa veriore e tij, janë gjetur një sasi gëzhojash prej të cilave 131 gezhoja të kal. 9 mm, si dhe gëzhoja kalibër 7.62 mm, të shpërndara në mënyrë të çrregullt, të cilat janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
Për të përcaktuar llojin e fishekëve dhe të armëve nga të cilat janë qitur gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, janë bërë vendimet për kryerjen e ekspertimeve teknike dhe balistike. Për këtë qëllim janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale armë të efektivave të Gardës së Republikës, të cilat sipas planit të masave dhe instruktazhit të datës 21.01.2011, si dhe urdhëri nr. 28/1 i datës 19.01.2011 (edhe këto të marra me cilësinë e provës materiale mbi bazën e vendimit të prokurorit më datën 21.01.2011) kanë qënë të dislokuara ditën e ngjarjes në objektin e Këshillit të Ministrave.
Prokrurori, konform nenit 244 te K.Pr.Penale ka kerkuar caktimin e mases se sigurimit « Arrest në burg », ndaj shtetasit nen hetim Ndrea Prendi, duke pretenduar se ka kryer veprat penale të : Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim te parashikuar nga nenet 79 gërmat dh, ë, e 25 të Kodit Penal, si dhe ate te Shpërdorimit të dëtyrës te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ne gjykimin per caktimin e mases se sigurimit, gjykata, ne kuptim te nenit 228 te Kodit te Procedures Penale, duhet te evidentojë dosmosdoshmerisht tre elemente, qe ligjërojnë caktimin e një mase sigurimi. Konkretisht gjykata duhet të administrojë akte procedurale që provojnë : 1- Ekzistencën e veprës penale. 2- Ekzistencën e kushteve të dënueshmërise së kësaj vepre, sipas të drejtës penale ; dhe 3- Dyshimi i arsyeshem i bazuar në prova, që personi ndaj të cilit kërkohet masa, mund ta ketë kryer këtë veper penale.
Në dallim nga kushti i trete, kushti i pare dhe i dyte, në këtë gjykim duhet të jetë plotësisht, i provuar para gjykatës, me prova të plota, në mënyrë që të kemi ekzistencën e veprës penale, sipas percaktimeve të dispozitave konkrete te Kodit Penal. Që prokurori të kërkojë një masë sigurimi, para se gjithash duhet të provojë qartësisht ekzistencën e vepres penale, për të cilen ai dyshon që e ka kryer nje person nën hetim. Pra, ekzistenca e vepres penale dhe cilësimi i saj nuk mund të jenë ne nivelin e dyshimeve apo te diskutueshme se per cilën figure krimi kemi të bëjmë (aq me teper kur kemi nje periudhe nje vjecare qe kryhen hetime).
Ne rastin konkret, Prokurori pretendon se personi nën hetim Ndrea Prendi, ka konsumuar elementët e veprave penale të : Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim te parashikuar nga nenet 79 gërmat dh, ë, e 25 të Kodit Penal, si dhe atë të Shpërdorimit të detyres te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjykata, si administroi aktet hetimore të kryera deri në këtë faze te hetimit te kesaj çështje konstaton se : Në datën 21.01.2011 nga ana e subjektit politik, Partia Socialiste e Shqipërisë, është njoftuar zhvillimi i një demonstrate në bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 14:00, duke u marrë dhe leja përkatëse pranë organeve kompetente. Ky subjekt më parë kishte njoftuar për kalimin e stadit të tubimit nga protestë në demonstratë. Rezulton e provuar se gjatë zhvillimit të tubimit është ushtruar dhunë nga shumë pjesëmarrës me mjete të forta rrethanore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e forcave te policise se shtetit si dhe atyre te Gardes se Republikes, gjate veprimeve qe keto te fundit kryenin per ruajtjen e godines se Kryeministrise; po kështu pas përfundimit të demonstratës ka rezultuar se kanë mbetur të vrarë tre demonstrues e pikërisht shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, ndërsa disa ditë më vonë ka vdekur në spital (në Turqi) shtetasi Aleks Nika.
Si nga provat e administruara gjate hetimit edhe nga transetimet direkte qe kane bere stacionet e ndryshme televizive (transmentime te cilat jane sekuestruar nga organi i Prokurorise), është provuar qartësisht dhe pa asnjë ekuivok se nga ana e demostruesve fillimisht eshte ushtruar dhune intensive me mjete te forta si shkopinj prej druri apo gure, ndaj forcave te policise se shtetit. Në këtë kohe forcat e Gardes se Republikes kane qene brenda rrethimit të godines së Kryeministrisë, dhe përsa kohe që demostruesit nuk janë futur brënda rrethimit, nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë kryer asnje veprim. Demostruesit pasi kane arritur qe te thyejne dhe te mposhtin rrjeshtat e forcave te policise se shtetit, kane tentuar qe te hyjne forcerisht brenda rrethimit te godines se Kryeminstrise. Nga ana e forcave te Gardes se Republikes, është paralajmeruar me megafon, por demostrues