GDN: Pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës përfundon sivjet
VJENË- 25 vendet anëtarë të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, pas takimit të mbajtur sot në Vjenë shprehën vullnetin politik që kjo fazë të përmbyllet në fund të këtij vitit, raporton Europa e Lirë.
Konkluzionet e takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues i kanë prezantuar shefi i ICO-së, Piter Feith dhe kryeministri Hashim Thaçi gjatë një konference për media, megjithëse nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të përfundojë faza e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Feith nënvizoi se ka dy faza që duhet t’i paraprijnë fundit të mbikëqyrjes dhe rrjedhimisht edhe mbylljes së Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë të cilën e drejton vet ai.
Këto faza janë zbatimi i planit të Ahtisarit, sidomos në veri dhe ndryshimi i Kushtetutës duke adoptuar amendamente që përcaktojnë qartë kalimin e kompetencave nga ICO tek qeveria e Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)