E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia 57-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Interpol Tirana ka ekstraduar nga italia drejt vendit tonë një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar . Shtetasi Basri Bejtja , 57 vjeç, lindur në Shkodër u ekstradua sot rreth orës 15.00 ,nga Milano. Ekstradimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
Shtetasi Basri BEJTJA, është shpallur fajtor pasi në datën 14.06.1997, në fshatin Vukatanë, në Shkodër, si pasojë e një konflikti pronësie, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R.A., duke e qëlluar me një armë tip automatik dhe duke e plagosur rëndë këtë shtetas. Kapja dhe arrestimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›