Dosja e skandalit të vjedhjes në BSH, 4 procese gjyqësore të ndara
Ka kaluar shpejt jashtë vëmendjes së opinionit publik, një çështje shumë e rëndësishme si vjedhja e mbi 7 milionë USD nga Banka e Shqipërisë, por të reja vijnë nga ndarja e procesit gjyqësor në 4 pjesë.
Të pandehurit kanë nisur tashmë të përfitojnë nga hapësirat ligjore dhe pasi kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar apo të ndarë nga njëri tjetri, tani e mshohin veten në 4 procese të ndryshme për 18 persona. Deri më tani sipas prokurorisë, është provuar se përfituesi më i madh i grabitjes është Ardian Bitraj.
Ky e ka pranuar që në fillim grabitjen dhe insiston se ka vepruar i vetëm, por “llogaritë” dhe alibia e tij nuk bind askënd. Në gjykatë kanë shkuar 18 persona që nga ish kryeinspektorja Elivar Golemi, e deri te Drejtori i Thesarit Dorian Çollaku. Gjyq normal kanë zgjedhur vetëm 3 të pandehur në çështjen e vjedhjes së 713 milionë Lekëve në Bankën e Shqipërisë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
