Ebola mund të përhapet edhe përmes ajrit
Shkencëtarët e “Institutit Pasteur” në Francë që po merren me studimin e virusit Ebola përhapin alarmin se ky virus ka pësuar mutacione dhe se mund të arrijë të përhapet edhe përmes ajrit. Kërkuesit që janë duke analizuar qindra mostra gjaku të marra nga persona të infektuar nga virusi në Guine, kanë zbuluar se virusi është bërë edhe me tepër ngjitës.
Rasti i parë, i infektuar nga virusi Ebola u identifikua së pari në muajin mars të 2014. Që prej marsit nga virusi janë infektuar më shumë se 22.000 persona, nga të cilët 8.795 kanë humbur jetën. Ebola është e përhapur në shtetet Giunea, Sierra Leone dhe Liberi
Shkencëtarët deklarojnë se virusi ka pësuar ndryshime të shumta në pak kohë. Frika e kërkuesve është se nga mutacionet virusi mund të arrijë të përhapet edhe përmes ajrit. Prandaj ata janë duke bërë kërkime për të zbuluar se si mund të trajtohet çdo ndryshim i virusit. Deri më tani virusi merret nga kontakti fizik me personat e infektuar.Virusi Ebola është një sëmundje infektive e kafshëve të egra të vendeve që ndodhen në Afrikën qendrore.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
