Dosja partizani në GJKKO, të hënën hidhet shorti për treshen gjykuese të çështjes

Të hënën do të hidhet shorti për të përcaktuar treshe e gjyqtarëve që do të gjykojnë në themel çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Në këtë dosje përfshihen gjithashtu gjyqtarët Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina si kandidatë të mundshëm për këtë treshe.
Përjashtohen nga shorti gjyqtaret Flojera Davidhi dhe Irena Gjoka, për shkak të përfshirjes së mëparshme në fazën e hetimeve dhe seancës paraprake.
Ndërkohë, gjyqtarja Davidhi ka dorëzuar vendimin e zbardhur që kalon çështjen për gjykim. Po të hënën, Sali Berisha pritet të paraqitet për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
/rtsh.al/