E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gomonia i pësoi defekt në det të hapur, policia shpëton një person në Vlorë

Policia kufitare e Vlorës ka arritur të shpëtojë një person i cili ka rrezikuar të mbytet në det, pasi skafi i tij kishte pësuar defekt në motor.

Sipas njoftimit bëhet e diture se ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe shtetasi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg.

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport, janë nisur drejt vendit të raportuar. Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport”, njoftoi policia.

/rtsh.al/.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›