E Hënë, 2 Nëntor 2026

Humbën kontrollin mbi motorin e ujit tek zona e Shkëmbit të Kavajës, humb jetën një turist, një tjetër në spital në gjendje të rëndë

Një turist ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti me Jet Ski në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës. Ata u gjetën në det nga Policia Kufitare, teksa dyshohet se turistët, banues në Angli, dyshohet se kanë qenë duke lundruar me një mjet Jet Ski, por gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Ata u transportuan në port nga Policia Kufitare, por njëri prej tyre, 34-vjeçari me inicialet S. O., kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›