E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja vetevrasjes se maqedonasit Agim Emini drejt pushimit

Dosja e vetevrasjes së shqiptaro-maqedonasit Agim Emini po shkon drejt pushimit…Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga raporti i mjekësisë ligjore dhe ekspertizës së laboratorit kriminalistik, rezulton se Emini pasi ka qëlluar të dashurën e tij 21 vjeçare ka vrarë vetën me një plumb në kokë…
Për prokurorin, meqenese autori i plagosjes së 21 vjeçares ka vrarë vetën, dosja do të pushohet.
Ndërkaq, vajza ka treguar versionin e saj në prokurori, duke sqaruar se fillimisht ishte kërcënuar me armë nga shqiptaro-maqedonasi dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj, duke i shkaktuar plagosjen. Krimi është kryer në koridorin e një hoteli në periferi të kryeqytetit në fillim të muajt gusht. 
Sipas akuzës, vajza ishte njohur në Strugë me 50 vjeçarin, në kohën kur ajo punonte si balerinë në një local nate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›