Seanca parlamentare Rama prezanton programin qeverises
U duk se nisi mirë por që në minutat e para të seancës parlamentare u shfaq përplasja e parë mes pozitës dhe opozitës. Shkak u bë fjalimi me të cilin u paraqit Kryeministri i mandatuar Edi Rama. I trajtuar si një retorikë e ulët dhe një luftë e hapur ndaj opozitës në vend të prezantimit të programit qeverisës ky fjalim solli dhe braktisjen e sallës nga ana e deputetëve të opozitës.
Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se Rama i shpalli luftë opozitës.
“Po dëgjojmë një retorikë të ulët me sharje dhe fyerje ndaj pozitës. Me këtë mendon se do të mundë të kapërcejë premtime alla Papandreu me të cilat mashtroi dhe mori votën e shqiptarëve me mashtrime publike për shërbim shëndetësor falas, për dëmshpërblim brenda dy viteve të të përndjekurve, për legalizime falas, për ulje të taksave për 95% të shqiptarëve. Nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjeratën e paranojave, banale të një piktori dështak që sot flet në emër të qeverisë. I rikujtoj zotërisë se sot janë dy data. 11 shtatori që nderon gjithë njerëzimi viktimat e Nju Jorkut, por dhe 11 shtatori i Pinocetit. Moralisht shprehu nderim për të parim, por në shpirt kishte të dytin. Ne erdhëm këtu, por Rama na shpalli luftë. Ajo që mazhoranca bëri ishte e paparë, nuk ndodh dhe në Korenë e Veriut që diskutimi të behet pa e marrë materialin dhe pa i dhënë qoftë një ditë të vetme. Nëse vijohet ne këtë mënyrë dëshmohet se etërit janë aty. E dëgjuat krahasimin me vitin ‘92, kjo është hakmarrje. Por në këtë rrugë do i ketë ditët e shkurtra. Demokratët nuk mposhtën, pasi demokratët janë të pathyeshëm”, vuri në dukje Berisha.
Ndersa, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, Gjovalin Kadeli dhe deputetët e PDIU-së nuk iu bashkuan bojkotit, por zgjodhen te qendrojne ne salle.
Prezantimi i programit qeverisës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta hapi punimet e kësaj seance duke njoftuar të gjithë ligjvënësit se pyetjet rreth programit qeverisës do të mund të depozitohen pranë sekretarisë deri nesër në orën 20:00.
Rama u ftua nga Meta të prezantonte programin me të cilin do të qeverisë vendin përgjatë katër viteve. Por nga ana e tij, Kryeministri i mandatuar marrë shkas nga pesha që ka kjo datë, 11 shtatori, e nisi fjalimin e tij me një mesazh ku as më shumë e as më pak ripërsëriti pozicionin e tij ndaj SHBA-së.
“Të vrarët e 11 shtatorit janë edhe të vrarët tanë. Është një luftë që për aq sa sa na takon, të madhësisë dhe peshës sonë gjeografike apo ushtarake, ka qënë dhe mbetet edhe lufta jonë. Ne do të jemi përkrah Amerikës kudo që kjo luftë ta kërkojë, sepse ky armik ka dalë nga errësira më e thellë jo për të goditur një popull më vete, por për të shkatërruar krejt ekzistencën sonë, ku liria s’mund të jetë e përhershme nëse mbrojtja nuk është e përditshme. Ja pse dua ta përsëris sot prej këtu që pas barbarisë kimike në Damask, si unë, ashtu si dhe e pohoi edhe paraardhësi im, Shqipëria mbështet pa asnjë ngurrim çdo veprim që Presidenti amerikan do ndërmarrë”, vlerësoi Rama.
Në fjalimin e tij të parë në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Rama theksoi se më 23 qershor, ashtu si në vitin 1992, Shqipëria nuk u nda në dy blloqe, por në një bllok masiv për të vulosur ndryshimin. E në vazhdën e paraqitjes së këtij këndvështrimi, Rama e përqendroi ligjeratën e tij në pozicionin që mashoranca do të mbajë ndaj opozitës. “E mbështes Kryetarin e Kuvendit në vizionin e tij që të mos vijojë nëpërkëmbja e opozitës në këtë sallë. Ashtu sikurse duhet theksuar se tashmë koha e ndërhyrja pa shkak ka perënduar. Është këputur shiriti i fjalimeve kryeminstrore pafund”, u shpreh Rama. Madje, nuk mungoi dhe një paralelizëm mes opozitës dje dhe asaj sot, duke e trajtuar atë si një mallkim në kompesim të pozicionit të mazhorancës së djeshme. Megjithatë, sipas tij, shumica e sotme në parlamentaka një mision atë respektimit të vlerave. “Ne kemi misonin që t’i japim kuptim demokracisë parlamentare, duke dëgjuar çdo shqetësim të opozitës dhe duke e respektuar atë, për ta bërë pjesë e vendimeve. Ne do t’u ngjojmë por duhet kuptuar që ne udhëheqim”, vlerësoi Rama.
Pas largimit të opozitës nga salla, Rama vijoi më pas me prezantimin e programit qeverisës, ku mori me radhë zërat ku do të përqendrohet puna me nisjen nga puna të ekzekutivit të ri.
“Në Shqipëri do të ketë punësim real, nuk do të ketë mashtrime. Do të ketë ulje taksa, do të mbështesim të varfrit, do të ketë më tepër para në xhep për shqiptarët.
Do të shkatërrojmë monopolet, do të vendosim konkurrencën e ndershme. Ka mbaruar më 23 qershor edhe pushteti i klientelës, gjobave e rryshfeteve”, u shpreh Rama.
Gjithashtu ndalur në një tjetër zë i këtij programi, konkretisht tek shëndetësia.
Kryeministri i mandatuar vlerësoi se aktualisht ky shërbim në vend, ndaj qeveria e tij do të kryejmë reformë radikale, duke garantuar një shërbim shëndetësor falas për atë që kanë nevojë. -Jemi zotuar t'i kthejmë shkollës lirinë, solidaritetin mes prindërve dhe mësuesve,- u shpreh Rama, duke premtuar dhe një prjekt pilot me tabela elektronike për shkollat. “Reformë në arsimin profesional, në bashkëpunim me biznesin, si dhe do të ndryshojmë rrënjësisht arsimin e lartë”, tha Rama. Një çështje jo pak e nxehtë është dhe ajo e pronës, për të cilin programi jep këtë zgjidhje. “Do të zgjidhim çështjen e pronës, zotohemi për zbatimin e plotë të ligjit 750”, premtoi Rama. Në këtë program, sipas tij, është parshikuar dhe ulja e kostos së prodhimit bujqësor, duke pasur një vëmendje të veçantë ndaj fshatit. Po kështu, Kryeministri i mandatuar garantoi zbatimin e një model të ri ekonomik në vend. Por ndërkohë, programi premton dhe një epokë të re bashkëpunimi me Kosovën. Diplomacia jonë ka shumë për të mësuar
“Fjala e qeverisë sonë është puna, qëllimi ynë është i qartë, të krijojmë një qeveri që meriton Shqipëria. Duam që me vepra të tregojmë si respektohet vendi. Shqipëria është atdheu, Europa është e ardhmja jonë”, mbylli ligjeratën e tij të gjatë në seancën e sotme parlamentare, Rama.
Arvizu e Sequi deklaratë në përfundim të seancës Në përfundim të seancës parlamentare, ambasadorët Arvizu e Sequi dhanë komentet e tyre mbi zhvillimet e kësaj seance. Sipas ambasadorit të SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, kortezia nuk do të lëndonte askënd. “Ne dëgjuam programin e qeverisë. Nuk mendoj se kortezia do të lëndonte askënd”, theksoi Arvizu, duke iu referuar largimit të deputetëve opozitarë nga salla. Ndërsa, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi u kujtoi palëve rëndësinë e dialogut për procesin e integrimit. “Doja të theksoj se pika e parë e programit të qeverisë së re ka të bëjë me integrimin në BE, dhe kishte një fjali të cilën e kam mbajtur shënim dhe do doja ta theksoja: integrimi evropian është një objektiv kombëtar dhe i shërben demokratizimit të shoqërisë shqiptare në bazë të vlerave të BE. Është e rëndësishme që është nënvizuar si prioritet i qeverisë. Ne e dimë se shumica e shqiptarëve janë dakort që Shqipëria të shkojë drejt BE, dhe kjo kërkon gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim. Një arenë duhet të jetë e gjallë, por e rëndësishme të ketë dialog. Jam i sigurt se secili do të kontribuojë për këtë dialog për të ecur para”, vuri në dukje Sequi.
Vendimi për shtyerjen e seancës
Seanca ishte parashikuar paraditen e sotme por ajo është shtyrë për pasdite. Lajmi është publikuar në faqen online të Kuvendit. “Në konsultim me kryetarët e Grupeve Parlamentare u konkludua që seanca plenare e caktuar për në orën 11:00, do të zhvillohet në orën 18:00, ku do të prezantohet programi i qeverisë për periudhën 2013-2017 nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama”- thuhet në njoftim. Mësohet se kryeparlamentari Ilir Meta pati paradite takim me kryetarët e tre grupeve parlamentare, atë të PS-së, Gramoz Ruçi, të PD-së, Edi Paloka dhe të LSI, Petrit Vasili. Sipas kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi mbledhja e Kuvendit u shty për në orën 18:00 për t'i dhënë më shumë kohë opozitës që të njihet me programin.