E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e re e Kreshnik Spahiut

E diel 04 Mars 2012 1426 Kreshnik Spahiu Edhe pse ne qender te vemendjes se politikes per shkak te doreheqjes si nenkryetar i KLD dhe drejtimit te Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu vazhdon te kete dite te zakonshme mes familjes dhe partise me te re politike qe do te marre forme javen qe vjen. Mengjesi eshte pothuajse i zakonshem nen shoqerimin e vajzes 13 vjecare Nimfa e cila shoqerohet nga i ati ne nje nga kolegjet e kryeqytetit. Per Spahiun dita me pas vijon teresisht ne Aleancen Kuq e Zi e cila tashme ne kryeqytet eshte akomoduar ne nje vile tre kateshe dhurate e familjes Kurtishi nga Peja e Gjakoves. Ndersa puna per aktivistet por jo vetem eshte intensive Spahiu nuk harron te shfletoje faqet e gazetave per tu informuar per lajmet ku shpesh sheh dhe emrin e tij ne ndonje titull. Por ndersa per Vizion Plus ai tregon se jane gati te plotesuar 3 mije formularet qe nevojiten kete lajm ai e ndan me stafin e ngushte dhe me aktivistet e Tiranes. Te qenit parti do te thote me shume angazhim e ngritje strukturash. Partia Aleanca Kuq e Zi do te perdore sloganin Shqiperia behet gjate fushatave per te ndryshuar sic shprehet Spahiu mentalitetin ne vend. Tashme ne godine jane ngritur grupet e punes qe merren me statutin e ardhshem dhe me nenshkrimet. I pari i eshte ngarkuar personave me me pervoje mes tyre dhe Myslum Pasha personazhi qe denoncoi marreveshjen e ujerave mes Greqise dhe Shqiperise. Ndersa forumi rinor eshte ngarkuar te merret me formularet me firmat e mbledhura nga rrethet. Kreshnik Spahiu qe do te jete ne krye te ketij formacioni politik deklaron se do te jete jashte koalicioneve me PS dhe PD. Aleanca Kuq e Zi ka krijuar strukturat e saj ne qytetet kryesore te vendit. Te qenit partia me e re ne politike duket si nje sfide per te sjelle nje politike ndryshe.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›