E Shtunë, 31 Tetor 2026

RE FRESSH gruas dhe rinise

E diel 04 Mars 2012 1435 REFRESSHFreskimi i strukturave te Partise Socialiste duket se ka prekur me se shumti organizimin e rinise dhe gruas dy forume keto te cilat kane qene thuajse inekzistente pas ardhjes se Rames ne 2005 ne krye te PS. Erion Veliaj me eksperience ne organizimin e te rinjve qe pas ardhjes nga G99 thote tashme ne rolin e sekretarit per rinine se pozicionimi i tyre ne parti do ti sjelle PS-se edhe me shume vota ne 2013. Eglantina Gjermeni e zgjedhur nga kryesia e PS per te organizuar forumin e gruas sqaron se synimi eshte per te mbledhur grate jashte dhe brenda PS e per te sjelle nje perfaqesim me dinjitoz ne vendimmarrje. Por funksionimi i ketyre dy struktura duket se do te marre forme te plote ne ditet ne vijim. Gjermeni dhe Veliaj tregojne projektet qe do te finalizohen ne muajin prill me kongresin e FRESSH qe do te zgjedhe kryetarin e ri dhe konventen e gruas ne muajin Maj. Aktualisht FRESSH drejtohet nga Elisa Spiropali ndersa forumi i gruas eshte pa drejtues qe pas largimit te Ermira Danaj.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›