E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dosjet e mafies shqiptare mbi tryezat e prokurorisë belge”, gazetari: Ja tre çështjet më të nxehta

Gazetari dhe analisti Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të marte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ai theksoi se sot në prokurorinë belge çështjet më të nxehta janë ato të mafies shqiptare.

Çollaku tha se sot janë 3 çështje që përfshijnë mafien shqiptare, por që janë të lidhura edhe me politikën në vend.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë po hetonte prokurori belg që shqetësoi mafien shqiptare?

Çollaku: Sipas këtyre dosjeve, janë 3 miliardë euro të investuara në Shqipëri. 3 dosje që janë në proces gjyqësor, një është “Toyota Yaris”, tjetra “Black Eagle”. Kanë qenë 40 të pandehur shqiptarë dhe kolumbianë. Tjetra çështja “Çapja”, janë 6 miliardë euro. Vizita e dy ministrave belg në Tiranë dhe Prishtinë ka sjellë kërkesa të shumta për ndihmë juridike, ky është alarm.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›