E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", ne fuqi pa firmen e Topit

Asnje zyrtar i larte i shtetit, qe dikur ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, nuk do te kete mundesi te mbaje postin qe ka, pasi ligji per hapjen e dosjeve u shpall dje. Ne diten e fundit te afatit, Presidenti Bamir Topi, vendosi te "abstenoje", ndaj ligjit te miratuar ne Kuvend, duke mos vene firmen e tij as pro, as kunder ligjit. Nje zgjidhje e mesme kjo e zgjedhur nga kreu i shtetit, per te qene me sa duket mes paleve dhe mbi palet. Ne baze te Kushtetutes se vendit, nje veprim i tille nga ana e kreut te shtetit, mundeson hyrjen ne fuqi te ligjit ne menyre te menjehershme, sapo perfundon afati. Konkretisht ne Nenin 84 te Kushtetutes, thuhet se: "Presidenti i Republikes shpall ligjin e miratuar brenda 20 diteve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, ne qofte se Presidenti i Republikes nuk ushtron te drejtat e parashikuara ne paragrafin 1 te ketij neni". Ne keto kushte, edhe pa firmen e Presidentit Bamir Topi, ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, hyri ne fuqi dhe zbatimi i tij do te nise brenda ketij muaji. Perballe kritikave te shumta te nderkombetareve dhe opozites, si dhe protestave te ish te perndjekurve e studenteve per miratimin e ligjit, kreu i shtetit preferoi te mos shprehet per kete ligj kaq te debatuar. Presidenti, Bamir Topi nuk pranoi te vere firmen mbi kete ligj, por nga ana tjeter as nuk e pengoi miratimin e tij. Sipas procedurave ligjore, ligji hyne ne fuqi 15 dite pas botimit ne fletore zyrtare. E me nje perllogaritje te thjeshte, ai do te nise te funksionoje ne ditet e fundit te ketij muaji. Ligji per hapjen e dosjeve, nuk lejon qe ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit, te gezojne aktualisht poste te rendesishme shteterore. Me verifikimin e ketyre personave, do te merret nje komision i posacem, i perbere nga pese anetare, i cili do te verifikoje nje me nje se kush jane zyrtaret me dosje. Pjese e kontrollit do te jene hetuesit dhe gjyqtaret, qe ne kohen e regjimit komunist, qe kane dhene vendime politike, duke denuar njerezit me internime. Me sakte, kjo eshte percaktuar ne Nenin 4 te ligjit, ku theksohet se hetuesit, prokuroret apo gjyqtaret te asaj periudhe te perjashtohen nga e drejta e kandidimit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ne postet e tjera drejtuese. Kjo bene qe nje pjese e mire e gjyqtareve aktuale, ne nivelet me te larta te perfaqesimit te mos e gezojne me, te drejten per t'u zgjedhur serish. Ligji per hapjen e dosjeve, do t'i shtrije efektet e zbatimit te tij nga 29 nentori i vitit 1944, deri ne 8 dhjetor 1990. Duke perfshire keshtu dhe te gjithe ata qe jane kontrolluar disa vite me pare, nga ligji dikur ne fuqi po per hapjen e dosjeve.

Topi, dreke me Oketen kur po skadonte afati

Dy oret e fundit te afatit per dekretimin e ligjit per hapjen e dosjeve, Presidenti i Republikes, Bamir Topi i kaloi duke drekuar me miqte e tij, ne nje prej restoranteve te kryeqytetit. Pikerisht ne oren 14:00, kur donin edhe dy ore ne skadimin e afatit zyrtar 16:00, per dhenien e firmes mbi ligjin e dosjeve, kreu i shtetit u pa ne zonen e stadiumit "Qemal Stafa", duke drekuar me miqte e tij. Presidenti Topi ishte i shoqeruar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe deputetet demokrate, Sali Shehu dhe Dashnor Sula, te njohur si miqte e ngushte te Presidentit. Dreka e tyre zgjati deri pas ores 16:00, kur perfundoi zyrtarisht dhe afati qe kreu i shtetit kishte, per te dhene firmen mbi ligjin, aq te debatueshem per hapjen e dosjeve te ish- bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ditet e fundit Presidenti zhvilloi dhe nje takim me krere te shoqatave te ish te perndjekurve politike ne zyren e tij. Presidenti Topi degjoi kerkesat e ish te perndjekurve, qe ndonese kerkonin miratimin sa me pare te ligjit, shprehen disa rezerva per Nenin 4 te tij. Nen qe percakton funksionet e papajtueshme me ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit.

Prokuroria, Presidenti dhe pak kohe afat per ligjin

Presidenti i Republikes ka dhe pak dite kohe afat, per te dhene vendimin per ligjin per Prokurorine e Pergjithshme. Ndonese ka kaluar pjesa me e madhe e kohes, kreu i shtetit ende nuk ka vendosur nese do te shprehet pro, apo kunder kesaj nisme ligjore. Ligji per Prokurorine e Pergjithshme u votua ne seancen e fundit te Kuvendit, per sesionin qe shkoi. Ai mori votat konsensuale te dy partive te medha politike PD dhe PS. Me nje shumice prej 120 votash, Kuvendi e miratoi ne 29 dhjetor, ligjin per prokurorine qe u kundershtua vetem nga organi i akuzes. Por cuditerisht jo nga opozita, e cila pranoi variantin e ri te ndryshuar te ekzekutivit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›