E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtylla, dorehiqet "viktima" e pare e ligjit te "Dosjeve"

Zamir Shtylla, pergjegjes i grupit te hetimit per tragjedine e Gerdecit, i kerkon kryeprokurores Ina Rama doreheqjen dhe largimin nga detyra per hetimin e tragjedise se Gerdeci, si dhe doreheqje nga Drejtoria e Hetimit dhe Kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme. Kerkesa per doreheqje i eshte paraqitur dje kryeprokurores, Ina Rama pak perpara perfundimit te orarit zyrtar te punes dhe pak para perfundimit te afatit, per hyrjen ne fuqi te ligjit te dosjeve. Burime nga prokuroria bene me dije se Shtylla, nuk ka percaktuar ne detaje se cilat ishin motivet e largimit te tij. Sipas burimeve kryeprokurorja Ina Rama, do te vendose nese do ta firmose largimin e tij nga detyra apo jo. Gjithashtu behet e ditur se Shtylla ka kerkuar qe te jete nje prokuror i thjeshte, per te ushtruar detyren e tij. Pavaresisht se nuk eshte bere e ditur zyrtarisht se cilat kane qene motivet per doreheqjen e tij, nga te gjitha funksionet qe ai mbante ne Prokurorine e Pergjithshme dhe per me tepert ai kishte ne dore dhe dosjen e "nxehte" te Gerdecit, terheqja e tij, pikerisht ne diten kur ligji i Lustracionit, apo i quajtur ndryshe ligji i "Dosjeve" hyri ne fuqi, pavaresisht se mungonte firma e Presidentit Topi, tregon se indikacioni i ketij ligji ka qene i qarte dhe i forte. Pasi doreheqja e Shtylles eshte dhene pikerisht pak minuta para ores 16.00, ne momentin kur skadonte orari zyrtar i punes, por skadonte dhe afati per dekretimit te ligjit te dosjeve. Zamir Shtylla ka qene jo pak i sulmuar nga ana e politikes, per pozicionin e tij si hetues ne kohen e diktatures, ku eshte akuzuar dhe ka qene pjese e gjyqeve politike ne ate kohe. Nderkohe qe perfshirja ne ligjin per Lustracionin, pikerisht ne Nenin 4 te ketij ligji, qe ben fjale per pajtueshmerine e funksioneve. "Pastertia e figures morale te funksionarit publik te percaktuar ne Nenin 3 te ketij ligji, eshte e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjate periudhes 29 nentor 1944- 8 dhjetor 1990, te nje prej detyrave te me poshtme: ... Hetues apo ndihmes-hetues, prokuror apo ndihmes- prokuror, gjyqtar apo ndihmes-gjyqtare ne procese politike", thuhet ne nenin 4, pika (g) te ligjit te Lustracionit, i cili qe nga ora 16.00 e dites se djeshme ka hyre ne fuqi pa firmen e Presidentit Topi duke shkaktuar dhe "viktimen" e pare te tij, ish-drejtorin e Drejtorise se Hetimit dhe Kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme, njeheresh, pergjegjes i grupit te hetimit per tragjedine e Gerdecit. Zamir Shtyllen. Nderkohe ende mbetet mister drejtimi i hetimeve te ngjarjes se dhimbshme dhe reagimit zyrtar te Prokurorise se Pergjithshme, si dhe reagimin zyrtar te vete Shtylles, per motivin e largimit te tij nga detyra.

2 Detyra Ka mbajtur prokurori Zamir Shtylla deri ne keto momente, ate te drejtuesit te hetimeve te tragjedise se Gerdecit dhe drejtor i Drejtorise se Hetimit dhe Kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme, pozicione qe kane sjelle mjaft perplasje me politiken.

18 Vjet Ka Zamir Shtylla qe ka punuar ne te gjitha shkallet e organit te akuzes, duke qene ne pozicione shume kyce te Prokurorise. Ka qene personi qe ne vitet e para te pluralizmit dergoi prapa hekurave te burgut te vejan e Hoxhes dhe ish-bllokmenet.

Sqarimi

Vetem njehere Shtylla i eshte pergjigjur akuzave te politikes, teksa eshte shprehur se ka ne tere keto vite qe ka ushtruar profesionin e tij ne sferat me te larta te organit te akuzes, madje i emeruar dhe nga ish-Presidenti Berisha, dhe nuk ka pasur asnjehere probleme. Njeheresh ka mohuar akuzat se ka qene pjese e gjyqeve politike.

Ligji i Lustracionit/Neni 4 Papajtueshmeria e funksioneve

Pastertia e figures morale te funksionarit publik te percaktuar ne Nenin 3 te ketij ligji, eshte e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjate periudhes 29 nentor 1944-8 dhjetor 1990, te nje prej detyrave te me poshtme:

a) Anetar ose kandidat i Byrose Politike, anetar i KQ te PPSH-se, me perjashtim te rasteve kur ai ka vepruar kunder vijes zyrtare apo eshte larguar vete nga detyra ne menyre publike;

b) Kryetar i Gjykates se Larte, Prokuror i Pergjithshem;

c) Minister i Brendshem, Zv/minister i Puneve te Brendshme dhe cdo punonjes i organeve te Sigurimit te Shtetit;

d) I denuar me vendim penal te formes se prere per krime kunder njerezimit ose per veprat penale te shpifjes, te kallezimit te rreme ose deshmise se rreme ne procese politike;

e) Bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit ne veprimtari te karakterit politik, qe lidhen me veprat penale politike te parashikuara nga ligji nr.7514, date 30.09.1991, "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish-te denuarve dhe perndjekurve politike" (te ndryshuar), apo bashkepunetore vullnetare per vepra te tilla.

f) Anetar i Komisionit Qendror te Debim-Internimeve;

g) Hetues apo ndihmes-hetues, prokuror apo ndihmes-prokuror, gjyqtar apo ndihmes-gjyqtare ne procese politike;

h) Denoncues apo deshmitar i akuzes ne proceset gjyqesore politike.

Ankimi

Opozita ka deklaruar se menjehere pas dekretit te Topit te ligjit per "Dosjet" do te beje ankimim ne Kushtetuese. Duke qene se ligji ka hyre ne fuqi pa firmen e Presidentit, pritet se shpejti dergimi i ankeses zyrtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›