Dossena: Të ardhmen do ta diskutoj me Benitez
Në dy ndeshjet kyçe të Liverpoolit, kundër Real Madridit dhe Manchester Unitedit, mbrojtësi i Të Kuqve,italianmi Andrea Dossena, ka qenë zëvendësues me ndikim në fushë, duke bërë që të ndihet prezenca e tij në klub."Pas një fillimi të vështirë, tashmë po ia kaloj mirë këtu, do të flas për të ardhmen time me trajnerin Benitez dhe me drejtuesit e skuadrës dhe pastaj do të shohim"."Nuk ka qenë lehtë të përshtatem në këtë skuadër, por unë jam munduar të stërvitem mirë edhe në momentet e vështira. Kam kontratë trevjeçare dhe gjërat po shkojnë mirë", ka thënë ish- lojtari i Udineses për faqen zyrtare të UEFA-s.Andrea Dossena u transferua në verën që kaloi nga skuadra italiane e Udinezes te Liverpoli dhe në fillim po luante si titular te skaudra e Benitez por më pas Dossena nuk është aktivizuar shumë për shkak se nuk është ambjentuar mirë me futbollin anglez.Në dy ndeshjet e fundit të të kuqve Doseena ka sjhënuar edhe dy goal shumë të bukur një në Anfield ndaj Realit në Ligën e Kampioneve dhe nëj në Old Traford ndaj Manchesterit.Në janar mbrojtësi I krahut ishte drejt largimit nga Liverpooli por tani me shumë mundësi do të qëndrojë për të zbatuar deri në fund kontratën e tij.