E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija kozmike "Discovery" lidhet me stacionin orbital

Anija kozmike "Discovery" ka kompletuar manovrat e adaptimit në stacionin ndërkombëtar hapesinor ose ISS. "Discovery" është lidhur mbrëmjen e se martës me këtë stacionin orbital, ndërsa manovrimi ka kaluar pa asnjë problem, informoi agjencia hapësinore amerikane NASA. Sipas të dhënave të kësaj agjensie "Discovery" është lidhur me stacionin orbital gjashtë minuta pas kohës së parashikuar, megjithatë gjithçka ka vijuar në rregull dhe pa incidente. Në bordin e anijes kozmike gjenden 7 astronautë dhe ata do të bëjnë të mundur instalimin e nje sërë panelesh diellore në ISS për furnizimin me energji, të cilat pritet do të vendosen në ditët e ardhshme. Në këtë mënyrë ISS do të disponojë të gjithë potencialin elektrik te nevojshëm për të zhvilluar eksperimente shkencore ne laboratorët europoianë, nga ai i Columbus, Kibo, dhe nga laboratorët japonezë që janë dërguar në stacionin ndërkombëtar hapësinor në vitin 2008. Agjencia amerikane e hapësirës NASA, lancoi me sukses satelitin "Discovery" dy ditë më parë. Sateliti u lancua nga qendra e hapësirës "Kenedi" në Florida, pas ndërrimit të disa pjesëve për shkak të rrjedhës së hidrogjenit nga pajisja satelitore, gjë e cila kishte provokuar edhe shtyrjen e afatit të nisjes se anijes kozmike. Misioni i anijes Discovery është pikërisht furnizimi me energji i stacionit ndërkombëtar të hapësirës. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, astronautët do të instalojnë edhe disa panele të tjera diellore, do të inspektojnë mburojën termike të stacionit dhe do të kryejnë punët e zakonshme të mirëmbajtjes të ISS-së. kjo anije do të qëndrojë 13 ditë në orbitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›