Dosti: Skraparin nuk e llogarisim, mendojmë për Gramshin
Numri 2 i stolit të Elbasanit, Muharrem Dosti, shpreh bindjen se në shtëpi sdo të shkojë dëm asnjë pikë dhe kërkon fitore edhe në transfertë
Në Elbasan janë të bindur për një sukses të padiskutueshëm në ndeshjen e nesërme me Skraparin. Të gjithë bazohen te merkatoja që ka bërë skuadra verdheblu, por edhe tek ecuria mjaft e mirë që ajo ka pasur deri tani në fushën e vet.
Elbasani i ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në stadiumin Ruzhdi Bizhuta, duke grumbulluar 21 pikë, por e keqja është se jashtë ka marrë vetëm 1 pikë dhe është kjo arsyeja që qëndron prapa rivalëve në renditjen aktuale. Me zhvillimet e fundit, stafi teknik ka besim se verdheblutë do të jenë në gjendje të fitojnë edhe jashtë.
Dosti Numri 2 i stolit verdheblu, Muharrem Dosti, mendon se Elbasani ka ndryshuar për mirë dhe fazën e dytë do të tregojë forcën e një pretendenti të vërtetë. Ai thekson se për Elbasanin çdo ndeshje është finale dhe do të luftojë për maksimumin e pikëve. Në fushën tonë askush nuk do të arrijë të marrë pikë deri në fund të kampionatit. Objektivi ynë është për të arritur të paktën në play-off.
Fazën e dytë do të jetë një Elbasan shumë agresiv, që do të luajë për fitore në çdo ndeshje. Duke parë përforcimet që kemi bërë, them se skuadra ka fituar sigurinë e nevojshme për të qenë rezultative. Mendoj se do tia dalim, ka thënë zv/trajneri Dosti.
Skrapari Më tej, ndihmësi i Files ka dhënë një mendim edhe për ndeshjen e nesërme me Skraparin: Elbasani nuk e llogarit ndeshjen me Skraparin, ku 3 pikët nuk diskutohen, pavarësisht se kundërshtarin duhet ta respektojmë. Më shumë mendjen e kemi te ndeshja javës tjetër në Gramsh sesa te kjo e së shtunës në Ruzhdi Bizhuta.
Të gjithë jemi të bindur për një fitore të pastër, ndërkohë që me Gramshin do ta kemi mjaft të vështirë. Besoj se fazën e dytë do të shprehemi ndryshe në ndeshjet jashtë, sepse përndryshe nuk mund të ngjitemi në 5-shen e parë. Tani do të shihni Elbasanin e vërtetë dhe jam i bindur se do të rikthehemi atje ku na takon, në superligë, – ka përfunduar Muharrem Dosti.
