E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi, i dënuar të fitojë përsëri me Besën

Nga Kristi Lilo

Kolonjarët kanë bërë shumë ndryshime në ekip dhe kanë nevojë për pikë, për më tepër që javën e tjetër luajnë në fushën e një rivali direkt

Gramozi mbyll sot përgatitjet për ndeshjen me Besën, që do të zhvillohet nesër në stadiumin e Ersekës, nëse reshjet e borës nuk do të vazhdojnë. Duke qenë takimi i parë për fazën e dytë, është vlerësuar në maksimum nga kolonjarët, aq më tepër që vjen një ekip me traditë dhe me pretendime për kthimin në superligë.

Megjithatë, është vetëm një ndeshje dhe futbollistët e Gramozit mendojnë se mund ta fitojnë. Kolonjarët pritet ti shkarkojnë të gjitha bateritë, sepse javën tjetër i pret një transfertë mjaft e vështirë me Ilirinë. Gramozit i bën shumë punë fitorja, si në aspektin e pikëve në renditje, ashtu edhe për moralin. Ekipi i fazës së dytë ka pësuar shumë ndryshime, duke nisur që nga porta, ku të gatshëm janë dy  portierë të rinj, Metko dhe Bello.

Edhe mesfusha ka ndryshuar shumë dhe trajneri Qirjako ka vendosur ata lojtarë, të cilët kanë treguar  gjatë përgatitjeve të dimrit formën më të mirë fizike. Ai ka në dispozicion të gjithë lojtarët dhe kjo është diçka pozitive. Dilema e vetme e stafit teknik është se cili do të jetë titullar në portë, Metko apo Bello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›