E Shtunë, 31 Tetor 2026

Douglas: seksi oral më dha kancerin

Aktori Michael Douglas ka bërë të ditur se seksi oral ia kishte shkaktuar kancerin në fyt. Ishte menduar se kanceri në fyt ishte shkaktuar nga përdorimi i tepërt i duhanit dhe alkoolit nga aktori mirëpo gjatë një interviste Douglas tha se seksi oral ia shkaktoi sëmundjen, transmeton “The Sun”.

I pyetur nëse është penduar që ka pirë duhan dhe alkool, ai tha: “Jo. Nuk dua hyj në detaje mirëpo ky lloj i kancerit është shkaktuar nga seksi oral”.

Aktori u martua në vitin 2000 me aktoren britanike Catherine Zeta Jones./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›