E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqet nga youtube klipi i ri i Zajminës

Zajmina Vasjari sapo ka lansuar klipin e saj më të ri të këngës 'I kom', në të cilin ajo shfaqet shumë sensuale dhe seksi.

Pati shumë komente rreth klipit, pasi pjesë e tij ishin artileri e rëndë ushtarake, dhe në anën tjetër Zajmina dukej shumë joshëse, me sharmin dhe linjat seksi që e karakterizojnë.

Por kanë mjaftuar vetëm pak ditë që kënga 'I kom' të marrë qindëra mijëra klikime, dhe pastaj të hiqet nga You-tube. Ende nuk dihen shkaqet dhe se kush e hoqi videon nga you-tube, por që nga mbrëmja e kaluar ajo nuk është në dispozicion në Youtube për adhuruesit.

Ne shpresojmë që kushdo që e ka bërë këtë, të ketë konsideratë dhe të ua kthej sërish mundësinë fansave të dëgjojnë dhe të shikojnë klipin e tyre të preferuar.

Si duket e gjithë kjo është e qëllimshme, me të gjitha klipet të cilat po pëlqehen shumë qysh në fillimin e lansimit të tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›