Doul: Demokracia e vërtetë bazohet në kompromis

Kryetari i grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian Joseph Doul deklaroi se funksioniomi i demokracisë është qeverisja me alternim i partive politike, dhe se kjo vlen për opozitën në Shqipëri. Ajo duhet të përgatitet që të qeverisë vendin në vitet që vijnë. Ndërsa maxhoranca duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit me opozitën. Demokracia e vërtetë bazohet në kompromis. Në Parlamentin Europian grupi i partive popullore, që unë kryesoj, është më i madhi, por ai nuk ka maxhoracën. çdo ditë mua më duhet të gjej komporomise, që ligjet të miratohen. Kështu ndodhi edhe me rezolutën për Shqipërinë. Demokracia është që të gjitha palët të marrin pjesë dhe Parlamenti Europian po përpiqet të nxisë palët të ecin në këtë drejtim, të përfshirjes përmes diskutimeve dhe negociatave. Opozita tani është në Parlament. Mund të them që Shqipëria është në drejtimin e duhur. Vendimet e qeverisë në kuadër të luftës kundër kriminalitetit, korrupsionit, pastrimit të parave janë në drejtimin e duhur. Ajo që Parlamenti Europian pret dhe dëshiron është që ligjet të zbatohen. E ndërsa ka shtuar se ëndrra e tij është që në Ballkan të ketë një demokraci më funksionale, një stabilitet më të madh, pasi zhvillimet në këtë drejtim do të jenë në të mirën e Europës dhe qytetarëve të Ballkanit.