E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerimi - prioritet i kryesimit belg me BE-në


Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe e ardhmja evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbesin ndër prioritetet e Unionit gjatë kryesimit gjashtëmujor të Belgjikës me BE-në, deklaruan kryeministri belg, Iv Leterm, dhe shef i diplomacisë, Steven Vanakere.

Leterm deklaroi se do të ndiqen disa vija kryesore, që janë: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe dalja nga kriza, qëndrueshmëria e ekonomisë dhe e shoqërisë, programi i Stokholmit, përkatësisht bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, si dhe zgjerimi i BE-së me Turqinë dhe vendet e Ballkanit. Shefi i diplomacisë belge, Steven Vanakere, tha se "Bashkimi Evropian duhet të shfrytëzojë mundësinë historike që është krijuar për zgjerim". Ai shtoi se të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Unionit, "duhet të kenë të ardhme evropiane".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›