E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi per ndalimin e NPD konkretizohet gjithnje e me teper

Te lehte nuk e kane patur ministri i Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich dhe homologet e tij nga 16 landet gjermane ne konferencen e tyre ne Wiesbaden 08./09. dhjetor 2011. Deri ne fund ka patur hezitime lidhur me procesin e ri per ndalimin e NPD-se. Shume e thelle eshte tek disa frika nga deshtimi nje here te dyte para Gjykates Federale Kushtetuese dhe nga mbivleresimi pa dashje i partise te djathte ekstremiste nacionaldemokrate te Gjermanise NPD. Perpjekja e pare ne vitin 2003 deshtoi kryesisht per shkakun se nga pikepamja e gjyqtareve te larte ishte i paqarte roli brenda NPD-se i spiuneve te njohur si persona ndermjetes te sherbimeve te fshehta te shtetit.

Ministrat konservatore ndryshojne qendrim

Dyshim lidhur me perspektivat e suksesit te perpjekjes se dyte te ndalimit kane sidomos politikanet konservatore nder ta edhe ministri i Brendshem Hans-Peter Friedrich CSU. Ne fund ata e pranuan kerkesen e homologeve te tyre socialdemokrate dhe ndoshta edhe per shkak te pritjeve te opinionit brenda dhe jashte vendit. Ne fillim te nentorit u zbulua se nje grup ekstremist i djathte kishte kryer nje seri vrasjesh kunder te huajve nga viti 2000-2007. Prandaj do te ishte e veshtire te argumentohej qe te mos merreshin masa.

Bildunterschrift Ministri i Brendshem Friedrich dhe ministrja e Drejtesise Leuthheusser-Schnarrenberger

E pare nga ana ligjore rezervat duhen marre seriozisht. Sepse per ndalimin e nje partie duhet te deshmohet se ajo ka nje qendrim agresiv dhe luftarak kunder rendit te lire demokratik dhe nje afersi thelbesore me nazismin. Deri para pak kohe kjo dukej e veshtire ne rastin e NPD-se te themeluar ne vitin 1964 sepse per funksionaret dhe rreth 6600 anetaret e saj nuk kishte prova se kishin lidhje te drejtperdrejta me neonazistet e dhunshem.

Nje funksionar i NPD-se ka lidhje me serine e vrasjeve

Ne kete kontekst ithtaret e ndalimit te NPD-se flasin per nje situate te re nga perspektiva e tyre pasi ne fund te muajit nentor u arrestua ish nenkryetari i NPD-se ne landin e Turingjise Ralf Wohlleben. Ai eshte akuzuar se i ka siguruar nje arme dhe municion grupit terrorist ilegaliteti nazist NSU qe duhet te jete pergjegjes per vrasjet. Nese kontaktet individuale te ekstremisteve te dhunshem dhe NPD-se jane te mjaftueshme per ndalimin e partise eshte e diskutueshme ne mesin e eksperteve.
Per te ndaluar NPD duhet te beje kerkese nje organ kushtetues. Kete te drejte e kane qeveria federale dhoma e perfaqesuesve parlamenti dhe keshilli federal Bundesrat. Procesi i ndalimit qe deshtoi ne vitin 2003 qe kerkuar nga te gjithe. Nje procedure e perbashket do te ishte e mundur edhe ne perpjekjen e dyte ne vitin 2012 sepse kjo do te shprehte vendosmerine e te gjithe shtetit. Qe ministri federal dhe ministrat e landeve kerkuan nje proces tjeter ndalimi duhet ta kuptojne vete si sinjal te qarte. NPD perfaqeson nje ideologji qe eshte antihumane anti-demokratike dhe anti-semite tha kryetari i konferences se ministrave te brendshem Boris Rhein nga Hessen.

Nje grup pune grumbullon material

Per te rritur shanset e suksesit per nje ndalim te NPD-se nje grup pune i ngritur ne pranveren e vitit 2011 do te mbledhe material dhe informacion qe do tu vihet ne dispozicion si argument autoriteteve kushtetuese. Pervec kesaj kete vit duhet te krijohet ne rang federate dhe landesh nje qender e perbashket per mbrojtjen nga e djathta. Si model duhet te sherbeje qendra e perbashket per mbrojtjen kunder terrorizmit qe punon ne Berlin qe nga viti 2004 kunder terrorit islamik.
Ministrja e Drejtesise Sabine Leutheusser-Schnarrenberger do qe ketu te mblidhen vetem te dhena per ekstremistet e dhunshem. Ministri i Brendshem Federal Hans-Peter Friedrich deshiron ta perdore dosjen edhe per ekstremistet e gatshem per te ushtruar dhune.

Mbrojtesit e kushtetutes duhet ti percjellin informacionet

Ekziston megjithate nje marreveshje qe zyrat per mbrojtjen kushtetuese ne lande ne te ardhmen te dergojne te gjithe informacionin mbi ekstremizmin e djathte ne Zyren Federale per Mbrojtjen Kushtetuese BfV tha Ministri i Brendshem Friedrich. Meqe kjo ne te kaluaren nuk ka qene e vetekuptueshme autoriteteve te sigurise ndoshta u kane ikur te dhena thelbesore per grupin neo-nazist. Dy nga tre autoret e dyshuar kane vrare veten me sa duket ne pritje te arrestimit te afert te tyre. I dyshuari i trete ndodhet ne paraburgim dhe nuk pranon te beje asnje deklarate. Se bashku treshja megjithe vezhgimin nga mbrojtja kushtetuese ka mundur te kaloje ne ilegalitet ne fund te viteve 1990.

Ndoshta te pandehurit me prejardhje nga Turingjia ne lindje te Gjermanise kane patur ndihmes ne perendim. Ne perendim sipas statistikave qendrimet ekstremiste te djathta jane me pak te perhapura se ne Lindje. Sipas Sddeutsche Zeitung hetuesit kane ne dispozicion nje deklarate te nje radikali te djathte qe se bashku me shoke nga perendimi i Gjermanise ka spiunuar lokalitetet per kryerjen e nje vrasjeje. Megjithate ai eshte shkeputur para se te ishte caktuar objektivi i sulmit. Menjehere pas kesaj eshte vrare nga terroristet nje biznesmen turk. Sipas deshmitareve treshja nga Lindja duhet te kete qene e njohur ne skenen ekstremiste te djathte ne perendim. Me sa duket ata kishin pasur njohuri se kush fshihej prapa serise se vrasjeve te filluara ne vitin 2000.

Per viktimat e neonazisteve me 23 shkurt ne Berlin do te mbahet nje ceremoni perkujtimore. Me kete sipas zyres presidenciale do te jepet nje shenje kunder te gjitha formave te ksenofobise dhe dhunes kunder te huajve. Presidenti Christian Wulff ka pritur ne fund te nentorit te afermit e viktimave ne nje bisede konfidenciale.

Autor Marcel Frstenau/Angjelina Verbica
Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›