Tuna: Të dua Kosovë

Këngëtarja shkupjane, e cila kishte ardhur të jetojë në Prishtinë pas martesës me Rilind Rekën, vazhdon të jetë e lidhur me Kosovën edhe pas shkurorëzimit nga bashkëshorti.
Në përvjetorin e Pavarësisë, ajo ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të konfirmuar dashurinë që ka, duke shkruar: "Të dua Kosovë!"
Tuna, e cila sonte, si çdo të dielë, është e angazhuar në X Factor, të premtën mbrëma ka sqaruar disa tema që lidhen me të, po në ekranet e TV Klan. Ajo ka përzgjedhur emisionin “Zonë e Lirë” të Arianit Çanit për t'u ballafaquar me përfoljet e shumta që janë bërë në adresë të saj nga persona te ndryshem.
Siç dihet, reperi Noizy, ditë më parë kishte thënë se këngëtarja nga Shkupi është njëra nga femrat e estradës me të cilat ka pasur marrëdhënie intime dhe madje e quajti atë si “më të egrën në shtrat”.
Por në "Zonë e Lirë", Tuna deklaroi se “personi në fjalë” i kishte thënë se ato që janë publikuar në media nuk kanë qenë fjalët e tij dhe se do të përpiqej që ta demantonte një deklaratë të tillë.
Ajo qeshi me thashethemet për ekzistimin e një lidhjeje të saj me stilistin Niko Komani, ndërsa e mohoi edhe lidhjen e përfolur me reperin Cozman. /Indeksonline/