E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draft i ri për të sëmurët mendor

Personat që vuajnë nga çrregullimet mendore do të trajtohen në qëndra komunitare. Ministria e Shëndetësisë ka hartuar draftin për trajtimin e të sëmurve në këto qëndra të specializuara, duke thënë se po plotësohen në këtë mënyrë kërkesat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për këtë projekligj të ri Ministrisë së Shëndetësisë i janë dashur 7 vjet konsulta, por ka gjetur dakortësinë e opozitës për këto ndryshime. Deputetët e Partisë Socialite në Komisionin Kuvendor të Shëndetësisë thanë se e rëndësishme në këtë rast është ruajta e kofidencialitetit në këto qëndra komunitare.
 

Nga ana e tij Ministri i Shëndetësisë tha se ka vend për tu përmirësuar shërbimi në psikiatri dhe ngritjen e sa më shumë shtëpive komunitare. Ndërsa kofidencialiteti, sipas Vasilit është i rregulluar me ligj.
 

Në draft, neni 7 përcakton për herë të parë të drejtat e të sëmureve. Ato lidhen jo vetëm me mënyrën e trajtimin, por edhe më të drejtën për të kërkuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga keqtrajtimet e mundshme. Në anën tjetër trajtimi i pavullnetshëm i këyre personave, për herë të parë do vlerësohet me vendim gjykate.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›