Draft-raporti për Shqipërinë, debat në Asamblenë Parlamentare të KiE

Po zhvillohet seanca e Asamblesë së Këshillit të Evropës ku po diskutohet draft-raporti për Shqipërinë.
Reporteri finlandez Jaakko Laakso është shprehur në asamblenë parlamentare në Këshillin e Europës se duhet t'i jepet fund bojkotit të opozitës ndaj Parlamentit.
Sipas tij ka ardhur koha që disa duar të shtrëngohen në Shqipëri dhe duhet një dialog pozitë-opozitë. Laakso duke i bërë thirrje sërish opozitës të hyjë në Parlament theksuan se debati i vërtetë bëhet në Kuvend. Ndërsa reporteri britanik David Wilshire ka theksuar se ka ardhur koha për kompromis politik mes lidereve.
"Bojkoti nuk është demokratik dhe kjo duhet të marrë fund", u shpreh David Wilshire duke theksuar edhe njëherë se bojkoti nuk është një zgjidhje e mire për Shqipërinë.