Kriza nga mungesa e valutes

Mungesa e valutes e paralajmeruar nga Banka e Shqiperise vetem nje dite me pare, sipas ish-guvernatorit Shkelqim Cani mund te sjelle zhvleresim te lekut ose ne te kunderten rritje te ngadale te ekonomise.
“Po nuk patem valuten dy jane zgjidhjet: e para eshte prishja e kursit te kembimit dhe e dyta eshte ulja e importit. Ne Shqiperi eshte interpretuar gabim qe ne jemi me fat qe morem vetem nje goditje”, thote Cani. Por zhvleresimi i lekut sipas ish-guvernatorit ne kete pike duket e keqja me e vogel, perkunder skenarit tjeter.“Ketu po ndodh nje fenomen me i keq nga goditja me kursin e kembimit. Do te pranoja me mire nje goditje tjeter te ketij lloji, se sa kjo qe po ndodh me uljen e importit. Sipas pranimit te BSH-se dhe te qeverise po bien kredite dhe importet e pajisjeve dhe makinerive. Shqiperia nuk investon dhe kjo gjendje e keqe do te shtrihet ne disa vite”, thote Cani.Por si mund te jene skenaret e se ardhmes sipas ish- guvernatorit? “A do te ndodhe keshtu edhe ne te ardhmen? Askush nuk flet per te, por analizohet e tashmja. Cilado qofte e ardhmja eshte jo pa pasoja te cilat ndihen edhe ne ekonomi edhe ne buxhet edhe ne sistemin banker”, thote Cani.