Drafti i PD-së, sot firmoset nga aleatët e koalicionit
Drafti i propozuar dje nga kreu i grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, do të firmoset sot nga aleatët që janë në koalicion me Partinë Demokratike.
Në tryezën e partive kryesore, të mbajtur ditën e djeshme, drafti u miratua në parim dhe nga Përfaqësuesi i PS-se Gramoz Ruçi.
Por Ruçi e kushtëzoi nënshkrimin nga Partia Socialiste me disa propozime shtesë.
Një nga kërkesat e tij ishte që në draft-marrëveshjen të futej dhe garantimi për transparencë pas zgjedhjeve.
Këto propozime u konsideruan të vonuara nga Patozi, i cili tha se për këtë duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor dhe tani është vonë për ta bërë këtë.