E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle – Rama: Dialog, për të gjetur gjuhën e përbashkët

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle, i cili gjendet sot në Tiranë në kuadrin e një vizite zyrtare, sapo ka mbërritur në mjediset e selisë rozë, për të zhvilluar aty një takim të posaçëm me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
 

Ndërkaq, pas takimeve të mbajtura me kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Bamir Topi, pritet tashmë që dy palët të diskutojnë kryesisht rreth përgatitjeve mbi zgjedhjet e 8 majit dhe në tërësi, mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›