E Martë, 3 Nëntor 2026

Liverpool përmbys Fulhamin, vendosin Jones e Gakpo

Liverpool erdhi nga prapa për të mposhtur Fulham 2-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës angleze. ‘Cottagers’ e thyen ngërçin në minutën e 19-të të pjesës së parë falë magjisë së Willian, i cili kaloi Bradley-n me një veprim mahnitës dhe i dha epërsinë skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë ‘Reds’ sulmuan me të gjitha forcat dhe përmbysën rezultatin në harkun e tre minutave, mes minutave 68 dhe 71, me paraqitjet e shkëlqyera të Jones dhe Gakpo në një asistim të dyfishtë nga një Nunez i frymëzuar.

 Një rezultat i rëndësishëm për skuadrën e Jurgen Klopp në funksion të ndeshjes së kthimit të planifikuar në ‘Craven Cottage’ më 24 janar. Finalja do të luhet më 25 shkurt në Wembley.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›