Drama "Amadeus" ngjitet në Teatrin Kombëtar

Premiera e parë për këtë zezon artistik, drama “Amadeus”, mori duartrokitjet e publikut të kryeqytetit. Vepra tregon historinë e kompozitorit të njohur Mozart dhe rivalit të tij Antoio Salieri, i cili bën ç`është e mundur për të ndaluar gjeniun e lindur të muzikës të bëhej dirigjent i orkestrës së oborrit mbretëror të mbretit të Austrisë, Jozefi i dytë.
Në të trajtohen problem universal, si marrëdhënia e talentit dhe mediokritetit, vendi i artistit në shoqëri, çështjet të madhështisë së operas dhe vlerës së muzikës në historinë e njerëzimit.
Drama psikologjike"Amadeus", vjen me regji të Altin Bashës, dhe në interpretimin e Fatos Selës, në rolin e Antonio Salierit, Marin Orhanasi, në rolin e Amadeus Moxart, Kostanca nga Eni Jani, etj.
Që prej premierës së parë vepra është vënë në skenë nga teatrot më të mëdhenj dhe më prestigjozë të botës.