Meshari nje aventure Nga Violeta Murati Madhesia e germave
Nje histori e rralle mbi gjetjen e Mesharit te Buzukut dhe kaluarin e sjelljes ne Shqiperi qe prej zbulimit ne vitet 700 heshtja gjysem shekullore dhe finalizimi ne vitin 1929 nga At Justin Rrota me pamundesine e sjelljes se kopjes se vetme ne origjinal beri tre libra fotokopje direkt nga origjinali nje kopje i eshte dorezuar Mbretit Ministrise se Arsimit dhe Kuvendit te Franceskaneve
Nuk lypet te jet lexuesi letrar i pikatun ai marrun thellesisht me cashtje gjuhsije per me i u gezue lajmit per dike ndoshta te papritur se ne vere te vj. 1927 prej Romet asht bajt e gjindet ne gji tatdhuet kopja e fotografuese e librit ma te vjeter shqyp qi njihet deri sod... eshte kjo me e para e dhene impresionuese mbi vendndodhjen por dhe mberritjen ne atdhe te kopjes se fotografuar te Mesharit te Gjon Buzukut nga At Justin Rrota. Sic na e deshmon tre kopjet e fotografuara qe Rrota solli ne Shqiperi per here te pare ne vitin 1929 iu dorezuan nje kopje Mbretit Ministrise se Arsimit dhe Bibliotekes se Franceskaneve.
Nga ky frat eshte bere e mundur hapja e studimeve shkencore mbi gjuhen shqipe e pasuar me transliterimin dhe punen studimore qe Eqrem Cabej i ka bere Mesharit te Buzukut. Por ardhja e kopjeve te para te Mesharit mbetet momenti me historik per gjuhen shqipe te cilen e ka pershkruar At Justin Rrota ne librin e tij Per historine e alfabetit shqyp botuar se pari ne Shkoder nga Shtypshkronja Franceskane ne vitin 1936 qe njohu botimin e dyte ne vitin 2005. Eumlshte nje pasqyre shpirterore e deshmise e ndjeshmerise se At Justin Rrotes perballe librit te pare te shkruar shqip nje pune qe kishte nje parahistori kerkimi e zbulimi por atij i takoi fati te shkonte ne Rome ta gjente e sillte ne Shqiperi.
Nuk dihet se si ky liber e vetmja kopje e Buzukut u gjet ne Rome dhe si zuri vend ne biblioteken e Vatikanit nuk dihet. Gjetur ne nje gjendje te mjerueshme si asht sod i manget i shkyem e i zhyem ne shum vende mendohet se Meshari te jete perdorur per nje kohe te gjate prej famulltareve ne Shqiperi. Me i pari ishte i biri i Nikolle Kazazit shqiptar nga Gjakova e Arqipeshkvise se Shkupit i cili beri kerkime mbi librin e Buzukut ne biblioteken e kolegjit te Propagandes ne Rome. Zbulimi i pare njihet ne vitin 1740. Pati nje perpjekje per ta kopjuar librin e shkruar me germa latine por kjo pune mbeti ne tentative. Ne vitin 1853 sic na dehsmon At Justin Rrota Emz. Zef Krispi ipeshkv titullar edhe ky i seminarit te Palermos permend doreshkrimin e Kazazit per Buzukun. Pas kesaj ka vijuar nje heshtje e plote mbi ekzistencen e ketij monumentit te gjuhes. Ne mungese te te dhenave nga pasardhes te Buzukut At Justin Rrota ben verejtjen E ketu asht mire te dihet se kurrnji nder shkrimtare te hershem Bardhi Budi Bogdani etj se ceke sadopak emnin e Buzukut as vepren e tij. Gati te gjithe por njij zani ankohen se kane hjeke keq tue e shkrue librin e vet shqyp per mungese shembujsh thue se kje se icilli per vedi ma i pari shkrimtar i gjuhes shqype.
Ceshtja e librit te Buzukut mbete fjete ne nji gjume te rrezikshem per me shume se nje gjysem shekulli. Kur pa pritur Pal Skiroi ne ate kohe dhe ky ne seminarin e Palermos duke bere kerkime neper arkiva deshmohet se ka gjetur shkrime qe i conin ne gjurme te sigurta per te gjetur Buzukun. Me keto dokumente Skiroi iu drejtua bibliotekes se Vatikanit. Kjo ndodhi ne vitin 1909.
U ra ne gjurme te librit qe tani nuk ndodhej me ne biblioteken e Propagandes lajmeruar prej Kazazit por ne biblioteken e Vatikanit. U be fotografim i tekstit te gjetur ndersa Skiroi nisi perkthimin nga italishtja duke menduar per botim. Por nisja e luftes ne Evrope ne kete periudhe e nderpreu kete deshire te Skiroit.
At Justin Rrota shkruan se ne shtypin shqiptar te asaj kohe madje ne nje fletore shqiptare qe dilte per here te pare u dha lajmi i gjetjes se librit ne vitin 1909. Behej fjale per revisten Dielli botuar ne Amerike. Po ne kete kohe dolen dhe pjese te marra nga Meshari te komentuar ne nje fletore te Elbasanit Tomorri ne vitin 1910 nr. 12. Kjo ishte atmosfera e pare kur u lajmerua gjetja e Buzukut shpertheu lufta dhe si duel kuej ngae me mendue. Ne vitin 1919 ishte serish Pal Skiroi qe rindezi edhe nje here punen per Mesharin duke sensibilizuar boten intelektuale shqiptare se ishte gati ti hynte botimit te librit te Buzukut vetem se duheshin pajtimtare per te hedhur para per botimin qe te perballoheshin shpenzimet.
Zanit te grishjes se tEmzotit me gezim iu gjegjen fletore e te perkohshme si brenda si jashta Shqypnije per me lajmnue rishbotimine vepres monumentale por ma se forti iu gjegjen nenshkrimet e pajtimtarevet qi lypeshin per botimin e librit shkruan At Justin Rrota. Apostulli me i flakte qe i dha peshe ketij sensibilizmi ishte At Shtjefen Gjecovi i cili pati korrespondence me Skiroi per kete ceshtje per rreth nje vit 1921-1922. Por megjithe kete entuziasem dhe mbledhjes se fondeve per Mesharin viti 1922 nuk dha lajm tjeter. Ne nje nga leterkembimet qe At Gjecovi pati me Skiroin ketij te fundit per vonesen i shkruan Vishtirsit per botim te Buzukut sjane tjera vec financjare e per me ia fillue duhet me pase nemose letren e nevojshme per krejt botimin mjesa mbas mendjes seme pajtimtarevet nuk e shoh me rruge tu lypi nji parapagese. Me kaq njoftohet se u mbyll ceshtja e Buzukut dhe askush nuk foli me per te.
Intelegjenca shqiptare qi e kishte ndjeke me kujdes krejt zhvillimin e cashtjes se ketij monumenti gjuhsuer ankojte fatin e keq qi nji veper kaq me randsi te vijojte jeten e erret te bibliotekave te hueja. Mbas plot 20 vjetesh qi ne nji Shqypni te pamevarshme ishte ndeze puna e Buzukut tue i lane manesh te gjitha tjerat sishte ndere as para se huejesh indiferenca e shqyptarevet ndaj ket visari letratyre shkruan At Justin Rrota per kete disfate te intelektualeve per tu bere bashke ne kontributin per ardhjen e Mesharit ne Shqiperi.
Derisa vete At Justin Rrota do te kembengulte jo me me pak veshtiresi qe me ndihmen e Ministrise se Arsimit ne ate kohe te shkonte ne Rome e te gjente kopjen e vetme te origjinalit te librit te Buzukut. Ne pamundesi dhe pa asnje lloj alternative per ta sjelle ne Shqiperi At Justin Rrota beri tre kopje fotografike duke i bere lidhje prej lekure te hijshme ku njeren i dha Mbretit i cili para ketij cimeli komtar diftoi gjith kenaqen e pelqimit te vet tjeter kopje te marre direkt prej origjinalit ndashshkrim i bardhe ne fund te zi- ia dorezoi Ministrise se Arsimit dhe te treten Kuvendit te Franceskaneve ne Shkoder qe kishin mbuluar nje pjese te shpenzimeve per kete udhetim te At Justin Rrotes.
E gjithe ky kalvar per Buzukun rivjen pas deklarates qe beri ministri i kultures Aldo Bumci nje muaj me pare se do te rikthente Mesharin. U njoftua ne media per nje takim me homologun e tij Kardinalin Ravasi ku ekzistonte mundesia e nje bisede te hapur per kete qellim.
Por rikthimi i librit te Buzukut ne Tirane para historise peseshekullore te zbulimit te saj i ngjan me shume nje aventure te serishme per Mesharin. Ne kuader te festimit te 100 vjetorit te pavarsise ky premtim mund konsiderohet jo me pak nga perpjekjet paraardhese po me ndryshimin e madh se ardhja e Mesharit mundet vetem per tu ekspozuar. Sigurisht qe do te jene vetem per tu ekspozuar per nje kohe te pacaktuar tha per standard Olsi Lafe drejtor i Trashegimise ne Ministrine e Kultures kur po flitej ne kuader te parandalimit te trafikimit te objekteve te trashegimise kulturore.
Besoj qe kjo do te jete e mundur nderkohe qe proceduara i eshte caktuar tashme bibliotekes Apostolike te Vatikanit po ashtu do te mbeshtetet edhe nga ne. Do te jem i lumtur qe do te mbeshtes nje iniciative te tille megjithese ne kete mes ekzistojne protokolle te vecanta qe kane te bejne me nxjerrjen jashte te objekteve dhe materialeve te rendesise se vecante eshte fjala e fundit qe la ne Shqiperi ne mes te nentorit Kardinali Ravas.
Ma te parat kopje te fotografueme te Buzukut nde Shqipeni
At Justin Rrota
Ende i ri me moshe sado i ligshtuem kahe shendeti une aso pranvere 1929 jipshem gjithenje mesim gjuhet nder klaset e nalta te gjimnazit.
Lajmi i shpallun atehere prej fletoresh e revistash mbrenda e jashta Shqipeniet se gjindej nder arkivat e Romes nje kopje e librit ma te vjetrit shqip 1555 qyshe nde fillim me kishte trande e elektrizue.
Me dukej si cude nuk e kuptojshem dhe griheshem vete me vete kahe mendojshem si mund te rrijshin indiferente sidomos masat intelektuale nde nje Shqipeni Shtet nde vete ndaj visarit buzukjan
Kahe sme linte e keqja e atij monumonti jetik vorrue nderresin e libravet te hueja larg atdheut ndate pakicen teme gjithesa munda dhe gjithesa dijta nxita e merzita te madh e te vogel ta kapshin ma me zell cashtjen e cimelit nde fjale.
U desh do kohe djeri qe ata te cilet kishiri pune nde dore ta kuptojshin randesin e dokumentit dhe ta shndrojshin nde realitet deshirin e vullendetmirevet.
Sigurisht jo po si ma kompetenti por... se dij ndashti pse u deftova aqe entuzjast qeshe zgjedhe vete per kete misjon d.m.th. te siellshem nde token Shqipetare mdash mbasi sishte e mundun- kopjen origjinale qe njihet e vetmja nde bote mdash ndemose librin e fotografuem qe te mundshin keshtu studjueset e pastudjueset me e kundruem pasqyren e shqipes se folune prej se paresh si ne shokullin fill mbas deket se Skunderbeut.
U nisa. Por shi ate ma te pare nate nde cilen mberrina nde Rome krejt entuzjast per misjonin tem mu prish. Kur me qiti rasa tia permendshem dikuj qellimin per te cilin kishem ardhe ma priti truq laquoEdhe une mirrem me kesosh punesh jam hulumtues dokumentash te vjeter. Por po kam keq te ju thom nje fjale Kini ardhe nde nje kohe te keqe. Keso ditesh vapet bibljoteka me te cilen kini pune Ju ashte mbylle mbasi personeli gjindet i shperndam nder pushimet verore.
Ato fjale me rane si ujet vale. Me kaqe ideali dhe entuzjasmi me te cilin ishem nise per kete udhtim te jashtezakonshem automatikisht binte poshte. Shto shpenzimet dhe... ma zi marrja se dami. Misjoni im barra me zhvorrue Buzukun erdh e mu peshtjellue aqe sa per nje cas u pendova pse ia kishem hy ndopak.
Kishem ra pse keshtu kishem urdhen nde nje monastir te perbam prej fretensh spanjolle vetem prej kesish. Tashti per fat temin aty banon te edhe nje frat piktor i derguem prej provinces se vet per te nxjerrun kopje nga origjinalet e kryevepravet te Pinakotekes se Vatikanit. Artisti A. Eumlugjeni ishte fort i njohtun nder ato ambjente kishte teseren me hy e me dale pa takse.
Nde gjithate demoralizim ku gjindeshem mu duk nje ndermjetes i afte per te me cele shteg ndate punen teme. Prandej une gjithekund bisht mbas si A. Piktori kishte aty nder Muzejt e permendune nje zyrtar kolege te vetin bashkevendaa. Hapat e gjurmimit te pare i filluem te ky.
Para se gjithash na drejtoi te nje rojtaresh se Bibljotekes te nje plak. Aty morme vesht se arkivet ishin gjithenje cele edhe pame vizitueset qe hyjshin e dilshin... Merdhi fryma
Bana si bana e te nesermen hyna edhe une nde Bibljoteke. Mire se hyna por ku do tua nisshem kerkesavet une qe perpose emnit tauktorit dhe te titullit te trilluem te Mesharit nuk kishem kurnje shenjim tjeter... Duhet me u gjete mbrende ndate pylle te dendun librash e dokumentash sikurse gjindeshem une ate dite per ma te paren here nde jeten teme per te pasun iden cka ashte ajo Bibljoteke
Me drejtuene te sekcjoni i ungjijvet te vjeter Doreshkrime artistike apor inkunabula te lidhune shumica me lekure apor edhe nder pergamene disa te medhaj sa une nde kambe. E e siellshem prej fundit mbe krye katalogun e atyne punimeve te vjetra Ungjij gjithnduere gjuhesh ritit e stilit. Por cdobi Shqip kurrgju kurrkund...
E vijova une per do dit te mira nder keto kerkesa te pafrytshme. Vijova djeri qe nje dite ma bani njeni rojtaresh D. Ciril Koroleesky ai mirret me keso shkrimesh e botimesh se socme liturgjike te kishevet orientale- Edhe ma deftoi tavolinen ku punonte.
Por mjerisht aso ditesh ndersa une ishem nder grepa tryeza e tij shihej gjithmone thate. Ku ishte D. Koroleesky... Kishte shkue - me thane- diku nder rrethet e qytetit per pushime verore. Por me siguruene se mbas fjales se lanune nuk kishte vonese.
Edhe une per dite nade punen ma te paren sa shkojshem nde bibljoteke me pyete deretarin a kishte kethye D. Cirili
Nuk kaluene shume dit njimend edhe nje rojtar ma dha lajmin e gezueshem se tek e mbramja i deshruemi kishte mberri naten para.
E prita. Per nji qe me pau ma bani Po a Ju jini ai Frati nga Shqipenia qe me kerkoni tash nje jave Buzukun lypni Qe me falni sa ti ap fund njekesaj letre qe kam nde dore edhe Jua pruna.
Te me kishte thane sa mishte ngjalle prej vorrit njeni robesh se mi te dekune nuk e dij se do tishem gezue ma fort. Sa skjeshe tue i ra nde gjuj perpara me i puthun kamben. Kaq
Tre minuta nuk vonoi ma per ta krye ate shkrese por mue matohere kur e kishem si me thane Buzukun nde grusht ata minuta mu dukne ore.
Dikur u cue e la tavolinen edhe pa me thane mue gja shkoi e humbi mbas do raftesh se medhaj librash sa... Nuk vonoi sa ndora kur si triumfalisht ma dorezoi blenin e deshruem.
Sa sqava prej gezimit. E mora ngryke Buzukun e dashun e putha me nderim edhe u vuna mbe tryesen e madhe te studjuesavet.
Edhe nisa ta shfletsoj si i deshruem me mall e poni njashtu sikurse shfletohen letrat e shtrenjta te njej miku te vjeter... Kaqe i kishem kecye persipri atij visari te cemueshem sa me bje nder mende se njeni rojtaresh mu afrue e me tha nde vesh -Me kadale Keqyrni mos ta damtoni tue e shfletsue ashte gja e vjetre -... Mandej jo vetem me i vu dueret sypri
Kishte arsye e pashe te mi qitte nder mende rregullat ma elementaret e ketyne rasave por cti bajsh... Une atehere kishem trete faret dhe sdijshem ku ishem prej gezimit e mallit.
Kendova mbe te sa kendova djeri qe u ba koha me i lirue salonat e leximit.
Njashtu edhe nde nesret e nde mbasnesrit skishem te ngim. Nje here se parit rishtar i pamesuem me stilin dhe grafin buzukjane ngurojshem. Por menjehere ia mora doren leximit dhe smu bante ma me e leshue.
Nuk e tora gjate. Ful njaty te treten a te katerten dite mbassi u kendaqa me te u informova per fotografistin e bibljotekes. Me paraqitne nje fare Sansaini-t. Pashe modelat i zgjodhme dhe rame nde godi per cemim. Vendueme me i a hy punes pa tjeter me fotografue krejt Mesharin me ma lidhe - dy kopje nde lekure njenen nde rason. Per keto punime me kerkoi Stabilimenti nja tri jave afat.
Edhe une nde kete nderkohe e lashe Romen e dola me kerkue ngjeti per dokumenta te shqipes.
Nde krye te tri javeve tu kethyemen nde Rome puna ma e para mu pjeke nde fotografistin sypermarres. Stabilimenti Sansaini i kishte ndjee perpikenisht kontrates. Kur mi qiti me i pa blejt e lidhune me qeshi buza ma fort zemra.
Sadoqe per duke ta kendaqshin synin tue i shfletsue vertetova se reprodukcjoni nder te tria kopjet nuk ishte ashtu i paster dhe i qarte si e kishem deshruem. Mu prish pak. E po thashe cila veper njerezore mund te dale prej doret se mjeshtrit krejt pa kurnje te mete a njolle
Por prap mendova se njeni vend i mbyllet i kopjes a mund te ndricohej me tekstin e kopjes b.
Me kishte marre mendesh fotografisti me te lidhunt aqe elegant sidomos tasaj me rason e... si bana ma fjale.
U gezova sa ska posace kahe mendojshem se me kaqe misjoni im kishte marre nje perfundim te mire e se tash mund tu kethejshem nde vend tem me ball hapet.
I dhashe drejtimin te mi binte ku rrijshem SS. Quaranta. Ti marrmen nde dorezim Buzukat e lidhune aty per aty i a pagova sypermarresit punen persa me bje nde mende nga 1200 lt. kopjen.
Tre blejt nden sqetulle me ate fill ngava te Libreria e fameshme Desclee. I porosita te mi impakojshin sa ma mire dhe te mi sigurojshin me garansit ma te fortat te zyres postare.
Nderkaq i hoqa edhe vete spirancat prej Romes edhe mora drejtimin kahe vendi im. Cka do te bajshem ma rrugash
...Nje jave nuk e besoj se vonoi ma teper edhe qe se merdhi lajmi i zyres se postelegrafes qe me njoftonte se Buzukat kishin mberri nde doganen e qytetit.
Sa i vogel edhe une...Kendaqeshem tue i keqyre ata tre blej. Si te kishem ba nje pune te madhe