Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë falje për sulmin në Pakistan

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të kërkojë falje për sulmin e NATO-s në Pakistan, si pasojë e të cilit u vranë 24 ushtarë pakistanezë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni tha se administrata e presidentit Obama ka ngushëlluar për humbjen tragjike të jetëve në Pakistan, por do të ishte pamaturi e Shtëpisë së Bardhë që t`i kërkojë falje Pakistanit, derisa të përfundojë hetimi i forcave ushtarake amerikane atje.
Pakistani dyshon se sulmi ajror i 26 nëntorit në trupat pakistaneze ishte një akt i qëllimshëm.