E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistet qe realizojne filma ne nje qytet pa kinema

Të rinj nga Fieri dhe rrethinat e tij nuk e shikojnë kinemanë si të ardhmen e tyre, por ata kanë mundësi që të tregojnë historinë që duan në një formë që vetëm kinemaja mund t’i ndihmojë.

Për të dytin vit regjisori Bujar Alimani rikthehet në qytetin e lindjes për të mbajtur kursin dymujor për kinemanë në kinoteatrin e Fierit, ku nuk shfaqen kurrë filma.
Nuk ka rëndësi që këta të rinj nga Fieri dhe rrethinat e tij nuk e shikojnë kinemanë si të ardhmen e tyre. Ata duan të thonë diçka tani, të tregojnë historinë që duan në një formë që vetëm kinemaja mund t’i ndihmojë.

Prandaj janë bërë pjesë e kursit dymujor për kinemanë që për të dytin vit mbahet nga regjisori Bujar Alimani në kinoteatrin e Fierit, që vetëm kino s’është ndërsa teatri është identifikuar me komeditë e Pëllumb Kullës.

Regjisori Kujtim Çashku që i pret gjimanistët në Akademinë Marubi pas vizitës që kanë bërë në Arkivin e Filmit. Regjisori u përshkruan një historik të shkurtër të industrisë filmike shqiptare, nga Kinostudioja te kompanitë e vogla private të cilat po e mbajnë kinemanë në sajë të një danci të përbashkët me partnerë të huaj. I vjen të thotë që “Peizazhin kulturor nuk e përfaqëson Sheshin Skënderbej” dhe nuk e fsheh kënaqësinë që vajzat përbëjnë shumicën në këtë koloni të rinjsh.

Rezultat i kursit të parë ishte prodhimi i katër filmave të shkurtër dhe dy të rinj fituan të drejtën për të studiuar regji në Universitetin e Arteve. Në vazhdim po realizohen 6 filma sepse edhe pjesëmarrja e gjimnazistëve këtë vit është më e madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›