E Diel, 1 Nëntor 2026

Drama e foshnjes kineze, mjekët: Në gjendje të mirë shëndetësore

Foshnja e shpëtuar nga zjarrfikësit në Kinën lindore, pasi nëna e tij në hodhi në tubacionin e ujërave të zeza është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia publikoi imazhe të të miturit në spital, që e tregonin teksa flinte në një inkubator, nën kujdesin e disa infermiereve.

Ndërkohë policia lokale ka gjetur nënë e fëmijës.

“Ndjej keqardhje të thellë për atë që kam bërë” ka thënë ajo sipas mediave lokale, e ndërsa ende nuk ka ndonjë detaj për ngjarjen.

Ajo nuk ishte e qartë, se si apo pse fëmija kishte përfunduar në tualet.

Braktisja e foshnjave mënjehërë pas lindjes nuk është një fenomen i rrallë në Kinë, e faktorët që e nxisin atë janë të ndryshëm që nga mosha e nënave e deri tek politika zyrtare kineze për një fëmijë.

Video dramatike e shpëtimit të tij bëri jehonë titujt kryesorë të mediave në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›