E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama e jetes time ka vetem nje emer Autizem

Personazh

Une jam mamaja e Henrit ndryshe me therrasin Viola. Them ndryshe sepse kam 5 vjet qe nuk degjoj te me therrasin ne emer. Njihem si mamaja e nje femije autik qe quhet Henri por qe ka nje pamje per tu admiruar. Nuk me vjen aspak keq te pranoj historine e jetes time por mbi te gjitha femijen tim per te cilin jam krenare rrefen e perlotur Viola Caushi.
Ajo ben pjese tek ato gra qe me te drejte specifikohen si te hekurta sepse jo vetem qe nuk e pranon autizmin si nje shoqeruese te perjetshme por merr guximin ta luftoje ate bashke me shume nena te tjera qe per fat te keq jetojne dite pas dite me te njejtin makth.
Djali i saj ka lindur krejt normal i shendetshem brenda parametrave te cdo femije tjeter. Madje e ema tregon se peshonte plot 4 kg e 500 gr i pashem me floke kacurrela per te mos u zgjatur si drite. Dy vitet e para te jetes Henri ishte shume normal i qeshur i dashur luante me kedo ushqehej mire reagonte normal si te gjithe moshataret e tij. Keto ishin hapat e para kur familja e tij po kuptonte se Henri po integrohej mjaft mire me ambientet e ndryshme shoqerore dhe me njerezit ne pergjithesi. Nga ana tjeter Viola thote se paralelisht me djalin synonte te profesionalizohej edhe vete si nje grua ne karriere. Pas perfundimit te studimeve te larta per inxhinieri ndertimi ajo u specializova per free zone ne Kine. Deri ketu biseda me te ishte shume e bukur sepse gjithcka po shkonte mjaft mire edhe me jeten e tyre si nje familje me harmoni per tu admiruar. Qellimi i saj ishte te krijonte nje familje te lumtur pra te ishte nje bashkeshorte e mire dhe e perkushtuar por dhe nje grua ne karriere. Gjate asaj kohe Viola pohon se punonte si Keshilltare e ministrit te Ekonomise.
Dhe pikerisht ketu biseda devijon ne nje tjeter pike sepse eshte momenti kur fillon drama me e madhe e jetes se saj. Deri ne kete moment zonja Caushi kishte provuar humbjen e babait ne moshe shume te vogel vdekjen e vellait dhe te nuses se tij brenda 40 diteve por dhimbja me e madhe si nje film me serial te tejzgjatur fillon tanihellip
Henri per me pak se tre muaj mbushte 2 vjec. Pikerisht ne kete moment kur nena pret qe femija e tij te filloje te flase apo te mesoje te recitoje vjershat e para pritet gjithcka si me thike. As e ema nuk dinte me se cpo ndodhte.
Dija vetem qe koka e vogel dhe e bukur e tij nuk kthehej me si zakonisht kur une e therrisja me embelsi ne emer. Reagimet tashme mbeten ne heshtje. Qetesia qe filloi ta karakterizonte ishte e cuditshme. Fillova te shqetesohesha per te dhe shendetin e tij. Po kuptoja qe dicka nuk shkonte me tim bir tha e ema e emocionuar.

E shoqeruar nga bashkeshorti shoku njekohesisht miku i saj me i mire sic e perkufizon vete ajo vendosen te paraqiteshin te mjeku pediater i cili dyshoi per probleme ne te degjuar dhe na keshilloi ta vizitonim te mjeku otorino. Si dy prinder tejet te kujdesshem e te perkushtuar nuk ngurruan per tu nisur drejt tij. Sipas Violes konsulta nuk zgjati shume pasi mjeku i kishte thene menjehere qe Henri i vogel degjonte shume mire. Mjeku i keshilloi prinderit e shqetesuar te kryenin ezhe dhe skaner. Pyetja qe na lindi natyrshem ishte Per cfare dyshoni doktor Kembengulja jone ishte aq e madhe sa iu lutem te na tregonte te verteten edhe ne rast se do te ishte e dhimbshme sic ishte ne te vertete tregon e ema e Henrit.
Mjeku Eumlshte autizem. Kjo ishte goditja e pare per familjen Caushi. Ata thjesht u stepen. Nuk e dinin se cfare ishte nga vinte dhe si kurohej kjo semundje.
Viola thote se skaneri dhe ezheja dolen perfekt. Kjo ishte arsye shume e madhe qe prinderit te qetesoheshin disi sepse kuptuan qe Henri nuk kishte demtime ne tru. E megjithate fjala autizem qe kishin degjuar nga goja e mjekut i detyroi ata te hapnin qindra faqe interneti si per te marre nje pergjigje per kete qe po ndodhte me femijen e tyre dhe me miliona te tjere ne te gjithe boten.
Ky ishte rast i ri jo vetem per ne por edhe per nje pjese te konsiderueshme te ekipit mjekesor shqiptar qe nuk ka ende kulture mjekesore jo me te dije prejardhjen e autizmit si nje rast i ri per vendin tone shprehet e indinjuar Viola.

Odiseja starton ketuhellip

Per ata si prinder ishte pa diskutim gjendje shoku. Nje njeri eshte i semure nga zemra dhe doktori e keshillon te marre ilace me qellim qe te kurohet dhe te ndihet me mire. Por kur i thua mjekut qe femija vuan nga autizmi ai cuditerisht ngre supet pra nuk jep asnje shprese asnje ilac madje nje pjese e tyre abuzon me dhimbjen dhe hera-heres mungesen e informacionit te prinderve fatkeq. Ky eshte realiteti ne Shqiperi.
Eumlshte njesoj sikur te thuash Kush di shkrim e kendim hap qendra terapie.
Tashme ishim perballe nje fakti te kryer perballe autizmit kesaj semundjeje te shekullit qe na kishte mberthyer per fat te keq edhe ne.
Shkuam ne Kombinat ne nje qender ku ishin mbledhur shume te tjere si ne. Ilaci kryesor i kesaj semundjeje ishte terapia intensive. Te me falni per fjalen fatkeq por pikerisht ne kete moment ishte vertete e tille. Henrit i kushtuan vetem nje ore ne jave pasi kishte shume bashkemoshatare te tjere dhe personeli ishte i paket ne numer. Nga leximet dhe informacionet qe merrnin vazhdimisht duke qene se ishim prinder te interesuar perpiqeshim te gjenim menyren e trajtimit apo nje zgjidhje alternative per sherimin e djalit tone tha Viola.
Ne bote femijet autike trajtohen si te gjithe femijet e tjere normale vetem se per ta behet pune e specializuar. Zhvillimi i terapive behet brenda ambienteve te edukimit te femijeve ne cerdhe kopsht shkolle dhe ne ambiente te perbashketa argetimi.

Rrjedha normale

Cdo dite prinderit dhe motra zgjoheshin me makth. Henri kishte filluar te shfaqte crregullime te sjelljes. Qe nga ai moment ne shtepine e tyre Viola i shoqi dhe vajza benim gjume te programuar sepse njeri duhej te kujdesej per te. Viola tregon se Henri donte te degjonte vetem muzike nuk komunikonte dhe kerkonte te njejtat gjera per te ngrene. Terapia qe merrte ishte e pamjaftueshme per kete arsye ne kerkuam qe djali jone te ndiqej privatisht vetem e vetem qe ai te ndryshonte te behej pjese e familjes sepse ai fizikisht eshte aty por menderisht edhe sot nuk e di ende se ku eshte ndoshta ne boten e tij por qe ne nuk po e gjejme ende deren per te hyre brenda pohon mamaja teksa i dridhet buza.
Ne moshen tre vjec prinderit kerkuan ta regjistronin ne kopsht si te gjithe femijet e tjere. Tre muaj pasi shkonte rregullisht ne kopsht familjen Caushi e telefonon drejtoresha e kopshtit per ti thene se Henri duhej te largohej nga ai ambient sepse sipas saj kishte sjellje tjeter ne raport me bashkemoshataret e tij.
Kjo ishte goditja e pare qe e ema dhe babai moren prej shoqerise. Nuk kisha me rrugezgjidhje. U detyrova te lija punen. Ashtu si edhe sot jam ne sherbim te djalit jo pa deshire si nene por e detyruar pasi integrimi i Henrit u nderpre.
Ndjekja e terapive na ka kushtuar shume nga ana financiare pasi shteti u ofroi vetem nje ore ne jave terapi por ajo nuk po sherbente per asgje. Fillova te perdorja metoda te ndryshme te marra nga pervoja te huaja duke lexuar e perkthyer literature te huaj. U bera terapiste per femijen tim por edhe kjo nuk sherbeu ashtu si ne modelin francez ku thuhet se prindi e ndihmon femijen por kurrsesi nuk mund te jete terapisti i tij duke qene se femija autik kerkon nje model shprehet Viola.
Te vene perballe nje rruge pa krye ku vendi i tyre nuk po denjonte ti jepte nje zgjidhje kur femija shikohej me sy diskriminues kur nuk pranohet ne kopsht shkolle u detyruan te linin atdheun Shqiperine per te provuar fatin e Henrit jashte kufijve.

Destiancioni Suedia

Realiteti qe te ofronte ai vend ishte tjeter. Pa dashur Henri u be pjese e asaj shoqerie. Ai shkonte ne shkolle. Pas kesaj organizohej me shoket ne aktivitete te ndryshme si not ski patinazh nen kujdesin e mesuesit special. Edhe pse gjuha e komunikimit ishte ndryshe gjuha e dashurise perkushtimit dhe e pergjegjesise ndaj ketyre femijeve ishte me se e kuptueshme shpjegon gruaja e hekurt.
Sipas saj gjate asaj periudhe Henri kishte reflektuar ndryshime te medha. Me ne fund ai ishte ndergjegjesuar per te kryer nevojat e tij personale te ushqehej vete te vishej dhe te shkonte ne tualet i vetem. Me siguri nenat qe kane femije autike mund ta kuptojne gezimin e saj.
Me ne fund kesaj nene te gjore iu zgjuan shpresat se femija e saj do te ndryshonte. Imagjinojeni vete se cfare gezimi e hareje kishte pushtuar familjen time ne ate kohe. Por kjo harmoni mbeti pergjysme sepse ne duhet te ktheheshim pasi shteti suedez nuk mund te na ndihmonte me tha Viola.
E megjithate ajo pohon se edhe pse ndodhi ashtu do ti falenderoje gjithe jeten ata qe u kujdesen dhe qe i kthyen shpresat per Henrin. Ne jemi shtetas shqiptare me pasaporte shqiptare taksapagues te rregullt keshtu qe pergjegjesia per kurimin e femijes tim i takon te ashtuquajturit shtetit tim flet e nevrikosur Viola.
Kthimi ne Shqiperi e gjen Henrin 6 vjec kur moshataret e tij ishin ne klase te pare. Refuzimet tashme ishin te njohura per kete familje. Henri nuk u pranua per te qene nxenes ne asnje prej shkollave te kryeqytetit pasi sipas tyre kishte crregullime ne sjellje. Qe prej asaj dite e deri me sot kane kaluar afersisht 2 vjet. Henri ne muajin nentor mbush 8 vjec.
Aktualisht del cdo dite per shetitje me babane me te emen qe pranon se do te ishte e afte te bente gjithcka per ta kthyer ate si te gjithe te tjeret. Ai eshte i privilegjuar qe edhe pse i semure ka lindur ne nje familje te mrekullueshme qe do te qendroje gjithmone prane tij. Kur nena thote E kam femijen me kancer te gjithe te ndihmojne deri diten qe te iken femija nga kjo jete por kur ajo te thote qe femija e saj vuan nga autizmi askush nuk te afrohet shprehet Viola e mallengjyer...

Deshirat e Henrit

Ai eshte notar dhe patinator shume i mire por mbi te gjitha femije i embel dhe i dashur.
Henri deshiron te shkoje ne shkolle si gjithe te tjeret. Ai pelqen te luaje dhe te shkoje ne kende lojerash si cdo vogelush tjeter. Henri do te buzeqeshe si bashkemoshataret e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›