E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Durresit mungojne tabelat ndaluese ne zonat e rrezikshme

Kreu i Bashkise se Durresit deklaron se sinjalistika nuk ka munguar por jane prishur nga era dhe shiu

Ndonese vjeshta ka nisur e shoqeruar me reshje te shumta shiu plazhi i madh i Durresit vazhdon te shfrytezohet nga pushues te shumte nga Durresi e Tirana dhe zonat perreth. Edhe ne sektorin Apollonia ku ne fund te gushtit u mbyt nje pushues 23-vjecar nga Kosova pas renies se papritur ne gropen e krijuar per nxjerrjen nga ceketina te nje anijeje te dale ne breg ata qe marrin rrezet e fundit te diellit dhe shijojne valet e Adriatikut nuk mungojne po ne det mungon sinjalistika shenjuese e gropes. Kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako deklaron se sinjalistika nuk ka munguar por era dhe shiu i kane prishur. Ai shprehet se tashme sezoni eshte mbyllur dhe ate qe krijoi njeriu do ta rregulloje natyra. Ne plazh ekzistojne vetem dy tabela te ngulura ne rere qe ndalojne pushuesit te lahen ne kete zone ku thellesia e krijuar nga dora e njeriut vazhdon te rrezikoje te marre jete njerezore. Pritet qe vete natyra te riparoje gjate stineve pa pushues kete rrezik permes rrymave detare dhe prurjeve qe do te mbushin gropen me rere. Te dielen e dy javeve te shkuara Jahir Kabashi 23 vjec nga fshatrat e Prizrenit u mbyt ndersa lahej ne kete pjese te plazhit te Durresit vetem 30 metra larg bregut te detit. Askush nuk ka mundur ti vije ne ndihme ndersa trupi i tij zhytej ne nje thellesi te pazakonte per afrine me bregun. Kane qene palombaret e forcave speciale RENEA qe e gjeten trupin e tij jo pa veshtiresi. Ndryshe nga zonat e tjera detare ne vend plazhi i Durresit ofron nje thellesi graduale qe e ben ate jo te rrezikshem per femijet dhe ata qe nuk dine te notojne. Gropa detare ku u mbyt i riu kosovar eshte krijuar nga dora e njeriut pak kohe para se te niste sezoni ne perpjekje per te nxjerre nga ceketina nje anije qe ngeci aty pas keputjes se spirances. Gropa ka qene dhe mbetet nje rrezik evident per pushuesit edhe ne kete periudhe kur sezoni konsiderohet i mbyllur po pushuesit ditore vazhdojne ta frekuentojne plazhin. Perballja me thellesine e papritur te krijuar per te thelluar fundin e detit rreth anijes se ngecur ne rere eshte konsideruar e veshtire dhe per palombaret e specializuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›