Fluks regjistrimesh per lendet e avancuara
Qellimi per te perfituar sa me shume kredite i ka nxitur nxenesit te regjistrohen per te zhvilluar gjate vitit lende te avancuara. Ky eshte kuptimi thelbesor i perfitimit te krediteve dhe pikeve sistemi i ri i vleresimit qe do te aplikohet per here te pare edhe ne Shqiperi. Nese me pare kishim degjuar qe vleresimi me kredite funksiononte vetem ne universitete sivjet Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vendosur qe kjo formule te aplikohet edhe ne shkollat e mesme e nentevjecare. E megjithate burime nga MASH bejne te ditur se kjo nuk do te perjashtoje vleresimin me nota. Perzgjedhja e lendeve te avancuara eshte bere diten kur nxenesi eshte paraqitur per tu regjistruar ne shkolle. Kjo procedure sipas mesuesve eshte ndjekur ne menyre qe ndarja e klasave te behet menjehere pas regjistrimeve pa krijuar me pas kaos ne ndarjen dhe grupimin e nxenesve qe kane zgjedhur te njejten lende te avancuar.
Funksioni i krediteve sipas burimeve nga Ministria e Arsimit do te jete i percaktuar qartazi ne baze te rendesise. Ky lloj vleresimi do te sherbeje per te kaluar nga shkolla 9-vjecare ne ate te mesme si edhe nga ky i fundit ne shkollen e larte. Kjo taktike sipas burimeve nga ky institucion synon qe nxenesit te vleresohen me perpikmeri per gjithcka qe perfaqeson prezenca e tyre ne shkolle. Sipas ketij sistemi te ri vleresimi tashme nuk do te kete vetem nota per nivelin e njohurive por nxenesit do te vleresohen me kredite edhe per sjelljen qe kane ne shkolle per marredheniet me njeri-tjetrin si edhe per angazhimin ne sherbimet komunitare apo projektet kurrikulare.
PerllogaritjaCdo lende e kurrikules berthame apo te asaj me zgjedhje ka nje numer te percaktuar kreditesh qe varen nga rendesia e tekstit.
Per klasen e 10-te e te 11-te numri i krediteve te nje lende ose moduli gjendet duke pjesetuar numrin e oreve vjetore per 36. Per klasen e 12-te numri i krediteve te nje lende ose moduli gjendet duke pjesetuar numrin e oreve vjetore per 34. Kjo do te thote qe nese matematika berthame e klases se 10-te ka 3 kredite sepse 10836=3 matematika e klases se 12-te ka 4 kredite sepse 13634=4. E njejta menyre perpjesetimi vlen edhe per lendet e tjera me ndryshimin e vetem numrin e oreve mesimore dhe numrin e oreve vjetore. Sipas burimeve te MASH-it numri ne total i krediteve qe duhet te siguroje nje nxenes ne gjimnaz eshte minimalisht 90 ku 73 i perkasin kurrikules berthame dhe 17 lendeve me zgjedhje te lire dhe te detyruar. Nderkohe qe raporti i krediteve te kurrikules me zgjedhje te detyruar dhe asaj te lire eshte afersisht 21.
PiketPiket vjetore te shkolles se mesme per nje nxenes mbeshteten ne dy parime baze. I pari parashikon qe lende specifike do te kene pesha te ndryshme ne percaktimin e pikeve te gjimnazit. Ndersa i dyti thekson se koeficienti per lendet e thelluara eshte 1.4 dhe 1 per lendet e thelluara. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkences rregulli per nxjerrjen e pikeve te gjimnazit behet nepermjet mbledhjes se pikeve te te gjitha lendeve qe permban programi mesimor 3-vjecar. E megjithate ata pohojne se ne llogaritjen e pikeve te shkolles se mesme perfshihen vetem modulet ose projektet qe vleresohen me note dhe jo me kredite.