Drama e një pakistanezeje, e përdhunojnë me urdhër të këshillit të fshatit, tani e kërcënojnë me vdekje
Mukhtaran Mai u bë simbol i shtypjes së grave në Pakistan pasi foli publikisht për përdhunimin që iu bë nga 14 persona. Këshilli i fshatit të saj kishte vendosur që të ajo të përdhunohej në grup për të shlyer kështu një krim të vëllait të saj. Vëllai, në atë kohë 12 vjeç, akuzohej se kishte fyer nderin e një klani të fuqishëm, pasi kishte një aferë me një nga gratë e këtij klani. Një gjykatë në Lahore, dënoi gjashtë nga 14 personat që ishin përfshirë në përdhunimin e saj me vdekje, gjashtë të tjerë u liruan për mungesë provash. Por Gjykata e Lartë e këtij vendi ka vendosur të lirojë edhe 5 të tjerë nga të gjithë akuzat, duke lënë një burg vetëm një person, por ai nuk është më i dënuar me vdekje, por me burgim të përjetshëm. Por Mai është e trembur pasi ajo është kërcënuar me vdekje nga përdhunuesit.

Të akuzuarit për përdhunim

Mukhtaran Mai