E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia në krizë u lutet emigrantëve të saj: Blini bonot e diasporës

Kriza financiare në Greqi nuk ka të sosur. Ekziston frika se grekët shumë shpejt do jenë sërish pa para. Për këtë arsye, qeveria greke ka vendosur që tu lutet grekëve të pasur që jetojnë jashtë vendit. Për të luftuar kolapsin e shtetit, qeveria greke ka planifikuar nxjerrjen e bonove të diasporës. Këto bono do të blihen nga grekët që jetojnë kryesisht në SHBA, Kanada e Australi, por edhe në vendet e BE-së. Qeveria e Papandreut i ka varur kështu shpresat tek 15 milionë grekët (sipas disa përllogaritjeve) që jetojnë jashtë.

Greqia ka borxhe që kapin vlerën e 330 miliard eurove dhe tendenca është në rritje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›