Dramë në Bernabeu, Reali eliminohet nga Champions
Reali i Madridit i ka dhënë lamtumirën Champions League, pas një barazimi 1-1 të arritur mbrëmë ndaj Lionit në "Santiago Bernabeu". "Galaktikët" janë ndëshkuar nga një gol i realizuar nga nga Miralem Pjaniç çerek ore para përfundimit, kur ata ishin duke kryesuar 1-0 dhe ndoshta po mendonin për kohën shtesë. Një dramë e vërtetë ajo e mbrëmshmja në stadiumin ku do të luhet finalja e këtij viti. Të gjithë prisnin triumfin e një skuadre të ndërtuar pas shpenzimit të 252 milionë eurove vetëm në një fushatë merkatoje, por në fakt, me kokën lart ka dalë një tjetër, e cila çdo vit shet të paktën 2-3 yjet e saj kryesorë. Humbja ka qenë jo pak e hidhur për trajnerin Manuel Pelegrini, që nuk ka ditur menaxhojë një grup kampionësh. Kishte 5 vjet rresht që Reali eliminohej në këtë fazë të Ligës së Kampioneve dhe ky "trend" nuk u prish as mbrëmë, megjithëse ishte ndoshta skuadra më e mirë e viteve të fundit. Një zhgënjim për tifozët madrilenë, që pasi kanë parë golin e Ronaldos të realizohej pas vetëm 6 minutash lojë, ishin duke ëndërruar kualifikimin. Nëse Reali është i eliminuar, kjo ka ndodhur sidomos për shkak të mosshfrytëzimit të rasteve të krijuara. Higuain në pjesën e parë mund të kishte mbyllur llogaritë, por edhe pse ka shmangur portierin Hugo Loris, nuk ka ditur ta depozitojë topin në rrjetë. Në krahun tjetër, francezët treguan se janë kthyer në një skuadër eksperte në Champions, ndonëse këtë sezon në kampionat nuk kanë shkëlqyer.
Ndeshja
Reali e nisi sfidën e mbrëmshme me gol, kur pas vetëm 6 minutash, Kristiano Ronaldo mposhti Loris me një gjuajtje diagonale me të majtën. Një gol që u la të gjithëve përshtypjen e një nate të qetë për skuadrën "galaktike" dhe po të shihje minutat e mëpasme mund të mendoje pikërisht kështu. Gonzalo Higuain, ai për të cilin flitet kaq shumë në këto momente, pati një shans të artë për të dyfishuar, por me portën bosh goditi shtyllën. Më pas tentuan Ronaldo dhe Kaka, por sërish portieri i skuadrës franceze ishte i saktë. Pjesa e parë u mbyll me të vetmin rrezik të krijuar në portën e Realit, por Pjaniç nuk mundi të godasë. Ndërsa në 45 minutat e para spanjollët ishin super dominues në fushë, pjesa e dytë nisi me një Lion të tërin në sulm. Lisandro Lopez dhe Delgado nisin të lëvizin mjaft mirë dhe mbrojtja e Realit tregon se ka jo pak probleme. Gjithsesi, përpos rreziqeve të krijuara, Iker Kasijas ka ditur ta mbajë kuadratin të pastër. Kjo, deri në minutën e 75-të, kur pas një kundërsulmi, Lisandro Lopez pason në zonë për boshnjakun Miralem Pjaniç, i cili godet menjëherë dhe realizon. Heshtje në radhët e tifozëve të Realit, ndërsa Lioni në këto momente sheh kualifikimin më pranë. Pelegrini bën lëvizjen e zakonshme duke hequr Kaka për Raul, por rastet mungojnë. Madje, mundësitë më të mira i ka Lioni. Në fillim është Lisandro që i vetëm me Kasijas gjuan pa shumë përgjegjësi dhe topi del jashtë. Më pas, Delgado del sërish vetëm, por këtë herë ndërhyn mbrojtja.
(d.b/BalkanWeb)