Rivendosen lidhjet mes NATO-s dhe FSK
PRISHTINE- Rivendosen lidhjet mes NATO-s dhe FSK-së pas një pezullimi disa ditor. Dy palët ndërprenë marrëdhëniet në një zhvillim të pazakontë në Kosovë, që kur ndërkombëtarët erdhën në këtë vend pas luftës së vitit 99.
Shkak u bë vendosja e ushtarëve të armatosur të Forcës së Sigurisë në një ceremoni përkujtimore në Prishtinë më 5 mars, me rastin e përvjetorit të fillimit të luftës në Kosovë.
NATO aktualisht ka autoritet ekzekutiv mbi Forcën e Sigurisë, derisa ajo të arrijë kapacitetin e plotë operacional. FSK e cila është ngritur në bazë të planit të kryenegociatorit Marti Ahtisaari ka në përbërje 2500 pjesëtarë aktivë të armatosur lehtë dhe 800 pjesëtarë rezervë.
10% e kësaj force duhet të jetë e përbërë nga serbë.
Në një komunikatë të fundit të NATO-s në Kosovë, thuhej se Presidenti dhe Kryeministri kanë bashkëpunuar me komandantin e KFOR-it që ta zgjidhin në mënyrë paqësore këtë konflikt. Si rrjedhojë u miratua një marrëveshje e re, e cila përcakton mënyrën e përdorimit të njësisë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas kësaj marrëveshjeje, KFOR-i ka konfirmuar se do ta anulojë masën e mëparshme dhe do të vazhdojë mbështetjen dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
(e.n/BalkanWeb)