Shkodër,vetëdorëzohet vrasësi i 17-vjeçarit

është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 17-vjeçarit E.Thana dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Burimet nga policia theksojnë se shtetasi T.Brahimi 16 vjeç është vetëdorëzuar në ambjentet e policisë së bashku me armën me të cilën kishte kryer krimin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës ku 16-vjeçari T.Brahimi qëlloi me pistoletë 17-vjeçarin E. Thana për motive të dobëta. Autori i vrasjes ishte shpallur në kërkim nga policia dhe vetëm pasditen e sotme ai u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës.