Drame ne futbollin francez
Goli që do të mbahet mend gjatë nga tifozët, pasi i dhuroi skuaderës së Nisës kualifikimin në Ligën e Europës.
Karriera Kevin Anin mbyllet në mënyrën më dramatike të mundshme. Mesfushori i skuadrës franceze të Nisës ka qenë viktimë e një aksidenti me makinë. Si pasojë e dëmtimeve të shumta ai ka humbur të dy këmbët, ndërsa rrezikon seriozisht të mbetet i paralizuar.
Sipas policisë franceze, 26-vjeçari ishte ulur në sediljen e pasme të makinës, përpara se ajo të dilte nga rruga. Shkak mund të jetë pakujdesia e shoferit që mund ta ketë zënë gjumi.
Përplasja ka qenë fatale për Kevin Anin, që sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.