Rekord per kombetaren e Shqiperise

Tjetër rekord për Shqipërinë. Rezultate pozitive në ndeshjet e fundit kanë bërë që kombëtarja shqiptare të ngjitet në vendin e 38-të të renditjes së përgjithshme të FIFA-s. Në klasifikimin e muajit qershor, përfaqësuesja e Shqipërisë ka fituar pesë vende. Ky është klasifikimi më i mirë në histori për kombëtaren shqiptare. Një lajm I mirë për skuadrën e drejtuar nga Xhani De Biazi përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Norvegjisë për eliminatoret e Botërorit 2014. Një fitore në sfidën e së premtes do të shoqërohej me tjetër ngjitje në renditjen e FIFA-s dhe po ashtu me një tjetër rekord për kombëtaren e Shqipërisë.